E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperia aleate strategjike e Turqise

Ministri turk i Mbrojtjes Ismet Yilmaz është pritur në një takim të vecantë nga kryeministri Berisha ku ka marrë vlerësimet për kontributin e jashtëzakonshëm në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera e miqësore mes dy vendeve. Kreu i qeverisë e ka falenderuar me mirënjohje ministrin turk për mbështetjen dhe ndihmën që Turqia mike i ka dhënë dhe vijon ti japë Shqipërisë si në sektorin e mbrojtjes ashtu edhe në shumë fusha të tjera. Në takim u vlerësuan veçanërisht interesi në rritje i investitorëve turq për të investuar në Shqipëri, si dhe suksesi i një sërë kompanish serioze turke, të cilat janë tashmë të pranishme në tregun shqiptar. Ministri turk e risiguroi Kryeministrin se Turqia do të vijoje të jetë mbështetëse dhe bashkëpunëtore e ngushtë e Shqipërisë, të cilën e konsideron si një partnere, aleat strategjik në dobi të paqes, bashkëpunimit e miqësisë në Evropën Juglindore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›