E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria dënon sulmin në SHBA, reagojnë presidenti, kryeministri dhe kreu i opozitës

Krerët e shtetit shqiptar dhe liderët e partive politike kanë reaguar pas sulmit me armë në darkën e gazetarëve amerikanë, ku merrte pjesë  edhe presidenti Donald Trump.

Kreu i shtetit Bajram Begaj në një mesazh në rrjetet sociale dënoi sulmin ndaj presidentit amerikan Donald Trump.

Edhe kryeministri Edi Rama reagoi duke thënë:

“Një sulm i tillë godet lirinë dhe mënyrën tonë demokratike të jetesës kudo. E dënoj me forcë”.

Ndërkohë lideri i opozitës Sali Berisha e cilësoi sulmin një akt horror.

“PD dënon me forcën më të madhe këtë akt horror që synonte të ndryshonte me një masakër historinë”, shkruan kryetari i Partisë Demokratike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›