E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Shqiperia dhe Kosova bashke vetem ne Europen e Madhe"

Presidenti Bamir Topi dha diten e djeshme nje interviste per agjencine serbe te lajmeve BETA. Ne kete interviste ai theksoi rendesine e shpalljes se pavarsise se Kosoves dhe hodhi poshte ne menyre kategorike hamendesimet per krijimin e Shqiperise se Madhe. Sipas tij, Shqiperia dhe Kosova jane te vendosura per tu integruar ne NATO dhe ne Bashkimin Europian dhe e ardhmja e tyre mund te jete vetem Europa e Madhe. Ne intervisten e tij dhene agjencise serbe Topi theksoi edhe marrdheniet shume te mira ekonomike mes Kosoves dhe Shqiperise, marrdhenie te cilat me ndertimin e rruges Durres-Kukes priten te behen edhe me te ngushta.

Pyetje:Cili eshte mendimi juaj per gjendjen e marredhenieve mes Shqiperise dhe Serbise, sidomos po te kihet parasysh fakti qe Shqiperia eshte nje nga vendet qe kane njohur Kosoven dhe ne kontekstin e masave te marra nga Serbia kunder ketyre vendeve?

Presidenti Topi: Marredheniet me Republiken e Serbise, Republika e Shqiperise i mbeshtet ne parimet e politikes se saj te jashtme me vendet e rajonit; parimin e reciprocitetit, ate te fqinjesise se mire dhe te bashkepunimit rajonal ne funksion edhe te nje qellimi madhor, integrimit ne strukturat evropiane dhe euroatlantike per te kthyer rajonin ne nje hapesire paqeje, stabiliteti dhe prosperiteti, ne nje terren te politikave te perbashketa te mirekuptimit dhe bashkepunimit. Pavaresisht nga qendrimet diametralisht te kunderta per ceshtjen e Kosoves, marredheniet tona me kete vend ravijezohen si me poshte: Zhvillimi i marredhenieve dypaleshe pa paragjykime e kushtezime duke kontribuar ne krijimin e mundesive te reja te bashkepunimit dypalesh ne marredheniet politike, shkembimet tregtare, levizjen e lire te njerezve, shkembimet kulturore, arsimore, shkencore, turistike, ne interes te dy vendeve tona dhe te sigurise e stabilitetit afatgjate ne rajon. Stabiliteti i rajonit buron dhe varet ne nje mase te konsiderueshme nga qendrueshmeria dhe zhvillimi mbi parime demokratike te marredhenieve midis dy vendeve dhe dy popujve. Per sa i takon Shqiperise ajo do te beje gjithcka qe marredheniet ndermjet dy vendeve te zhvillohen normalisht. Shqiperia mbeshtet procesin e integrimeve evropiane dhe euroatlantike te Serbise, duke deshiruar qe edhe ajo te behet pjese e ritmeve tashme te shpeja te afrimit te Ballkanit Perendimor me Brukselin.

Pyetje:Menjehere sapo u zgjodhet President i Shqiperise ju dhate mbeshtetjen tuaj per nje Kosove te pavarur, gje qe solli kritika te ashpra nga Beogradi. Me vone ju deklaruat se nje Kosove e pavarur do t’u kontribuonte paqes dhe qendrueshmerise ne Ballkan dhe ne Evrope. Cfare arsyesh keni qe e mbeshtesni kaq fort pavaresine e Kosoves?

Presidenti Topi: Une vazhdoj te jem i bindur se pavaresia e Kosoves ishte zgjidhja politike me e duhur jo vetem per Kosoven dhe Serbine, por per te gjithe rajonin. Pavaresia e Kosoves perbente dhe makthin e fundit politik por edhe psikologjik te zgjidhjes perfundimtare te procesit shperberes te ish-Jugosllavise, pavaresi e cila respektoi nje proces te rendesishem dhe transparent te monitoruar nga faktore nderkombetare me mandate, i cili nuk mund te zgjatej pafundesisht. Proceset e integrimit te rajonit tone te cilat jane e vetmja menyre per te shpetuar popujt e tij nga e kaluara e hidhur, jane sa perfshirese aq edhe perjashtues. Politikanet e Kosoves se bashku me komunitetin nderkombetar te mandatuar per statusin e Kosoves zgjodhen vendosmerisht rrugen e gjitheperfshirjes si rrugen me te mire per te ardhmen e qytetareve te Kosoves te Serbise dhe te rajonit tone. Lindja e shtetit te ri te Kosoves zgjidhi nje problem te vjeter, per te cilin te gjithe ishin te ndergjegjshem qe kerkonte nje perspektive evropiane duke krijuar nje hapesire te sigurise dhe stabilitetit afatgjate shume te favorshme per investime te rendesishme dhe per realizimin me sukses te programeve komunitare dhe rajonale me karakter politik, ekonomik, ushtarak dhe social.

Pyetje:Ju keni deklaruar qe Kosova do te jete nje vend sipas standardeve evropiane. Cfare mendoni per te ardhmen e Kosoves meqe eshte de fakto nje protektorat nderkombetar dhe Serbia kundershton ta njohe pavaresine e saj?

Presidenti Topi: Me 17 shkurt 2008 Kosova perfundoi rrugen e veshtire historike dhe filloi perballjen me te ardhmen e saj si shteti me i ri ne bote me qeverine dhe institucionet e veta shteterore te zgjedhura ne menyre demokratike. Kosova perben nje realitet te ri gjeopolitik ne rajonin tone. Kushtetuten e saj, duke provuar ne menyre te pakthyeshme se detyrimet dhe pergjegjesite shteterore u takojne gjithnje e me shume autoriteteve vendore dhe me pak komunitetit nderkombetar. Deri sot ajo ka lidhur marredhenie diplomatike me 43 shtete te botes dhe ndodhet ne nje proces njohje edhe nga shume vende te tjera. Standardet evropiane nuk jane vetem parime teorike. Ato jane pervoja dhe praktika demokratike, per te cilat Qeveria dhe Kuvendi i Kosoves po jep prova si nepermjet zgjedhjeve demokratike ashtu edhe nepermjet procesit te venies ne praktike te paketes Ahtisari per te krijuar nje shtet modern, ku qytetaret, pavaresisht perkatesise etnike apo fetare, ta ndjejne veten te barabarte, ku familjet te jene te garantuara te ndertojne te ardhmen e tyre dhe te femijeve te tyre sipas kontributeve te barabarta, ku siguria per te ardhmen te jete me e madhe se fantazma e se kaluares.

Pyetje:Ne janar ju u shpallet Qytetar Nderi i Prishtines, ndersa Universiteti i Prishtines ju dha nje doktorature nderi. Ne ate kohe ju folet per fillimin “e nje ere te re ekonomike” me Kosoven. Cili eshte bashkepunimi ne teresi mes Tiranes dhe Prishtines?

Presidenti Topi: Vizita qe bera ne Kosove ishte jo vetem e rendesishme politikisht, por edhe e mbushur me shume emocione dhe vleresime si ne planin institucional ashtu edhe ne ate personal, per te cilen falenderoj politikanet e Kosoves, autoritetet e Prishtines dhe te Universitetit te Prishtines dhe te gjithe popullin e Kosoves. Rendesia dhe pergjegjesia e vizites sime atje shumefishoheshin per faktin se ndodhi ne mometin kur atmosfera e pergjithshme shfaqte padurim te perligjur per pavaresine e Kosoves. Mesazhet e mia ishin sa mbeshtetese per pavaresine aq edhe siguruese dhe shpresedhenese se Shqiperia do te zhvilloje nje bashkepunim shumeplanesh me shtetin e ri qe do te lindte. Me kenaqesi konstatoj se marredheniet ekonomike Shqiperi–Kosove po zhvillohen ne kuader te procesit te perbashket te integrimit ne Bashkimit Evropian dhe rajonal duke u futur ne rrjedhen e natyrshme te marredhenieve ekonomike te Kosoves me vendet fqinje.

Marredheniet ekonomike ndermjet Shqiperise dhe Kosoves zhvillohen aktualisht nepermjet 35 marreveshjeve dhe memorandumeve te bashkepunimit ekonomik. Disa marreveshje jane ne proces. Tendenca e shkembimeve tregetare dhe e levizjes se njerezve ka pesur nje rritje te ndjeshme muajt e fundit edhe per shkak te infrastruktures se re qe po ndertohet. Autostrada Durres-Kukes do te kthehet ne nje arterie te rendesishme per Kosoven edhe per Serbine, e cila do t’i lidhe ato shume me shpejt jo vetem me turizmin e Adriatikut te jugut, por edhe me rruget e vjetra detare te Adriatikut dhe te Mesdheut.

Pyetje:Shume vete kane ende frike per krijimin e nje Shqiperie te Madhe si pasoje e pavaresise se Kosoves dhe bashkimit te saj me Shqiperine. Qeveria e Tiranes e ka mohuar gjithmone kete gje dhe ju keni thene qe kjo nuk do te kete te beje fare me endrrat e vjetra – dhe se Kosova dhe Shqiperia do te hyjne ne Bashkimin Evropian. A ju kane cituar ne menyre te sakte per kete gje?

Presidenti Topi: Deshiroj te nenvizoj se Shqiperia ka projektuar te ardhmen e saj ne menyre te palekundur ne NATO dhe BE. Bashkimi Evriopian, ku edhe Kosova kerkon te hyje ashtu si edhe Serbia, sipas deklaratave te qeverise se sapokrijuar, eshte nje familje ku cdo vend duhet te hyje me standarde te plotesuara, dinjitet, identitet dhe te qendroje si i barabarte mes te barabarteve. E ardhmja e shqiptareve nuk eshte Shqiperia e Madhe, por Evropa e Madhe.

Bashkepunimi Konsus politik per NATO-n

Presidenti Bamir Topi ne intervisten e tij per BETA foli edhe per aspiratat e Shqiperise per tu bere se shpejti nje vend antare i NATO-s. Sipas Topit, ne Shqiperi, antaresimi ne NATO gezon nje mbeshtetje plebishitare te publikut, ka nje perkrahje te plote nga mediat dhe ka siguruar nje konsensus dhe vullnet te sinqerte politik. Po keshtu kreu i shtetit theksoi se NATO ishte edhe rruga e Shqiperise per tu shkeputur perfundimisht nga tranzicioni.

“Te gjithe jane te vendosur te permbushin detyrimet politike, ushtarake, ekonomike, qe burojne nga antaresimi i plote ne NATO si e vetmja rruge per t’u shkeputur perfundimisht nga tranzicioni i veshtire dhe per te shpejtuar drejt zhvillimit”, deklaroi presidenti Topi ne intervisten e dhene agjencise serbe te lajmeve. Ai u shpreh i bindur se Shqiperia megjithe vullnetin qe po tregon do te arrinte ta kapercente kete sfide dhe do te integrohej ne menyre perfundimtare ne NATO.

“ Ne jemi sa te ndergjegjshem per veshtiresite e ketij misioni kombetar aq edhe te pergjegjshem per besimin qe partneret tane nderkombetare na kane dhene ne kete sfide. Une kam shume besim se Shqiperia do te kaperceje me sukses kete detyrim madhor”, deklaroi Topi ne lidhje me antaresimin e Shqiperise ne NATO.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›