E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperia dhe fuqite e medha - Roli i Gjermanise ne krijimin e shtetit shqiptar

Ishte nje e hene pasdite e dhjetorit te vitit 1912 kur ambasadoret e Austro-Hungarise Gjermanise Rusise Frances dhe Italise u mblodhen per nje caj ne dhomen e punes se ministrit te Jashtem anglez Edward Gray. Njera nga temat kryesore te takimit qe ne muajt e mepasshem do te perseritej e do te hynte ne histori nen emrin Konferenca e Londres ishte Shqiperia.

Qe vendi ballkanik populli i te cilit gati tri jave me pare kishte shpallur pavaresine do te mevetesohej kjo dihej. Por pyetja ishte se cila do te ishte forma e ketij shteti kufijte e tij dhe kush do ta drejtonte kete popull me shumice myslimane Historiani gjerman Hanns Christian Loehr i cili sapo ka nxjerre per botim librin e tij me titullin Die Grndung Albaniens - Wilhelm zu Wied und die Balkandiplomatie der Grossmaechte 1912-1914 Themelimi i Shqiperise - Wilhelm Wiedi dhe diplomacia e fuqive te medha ndaj Ballkanit 1912-1914 i ka marre nen lupe bisedat e asaj kohe.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Hanns Christian Lhr autor i librit Themelimi i Shqiperise Vilhelm Vidi dhe diplomacia e fuqive te medha ndaj Ballkanit.

Kufij te panatyrshem

Ne librin e tij prej mbi 250 faqesh Loehr analizon diplomacine e fuqive te medha ne prag te Luftes se Pare Boterore duke marre si shembull pikerisht krijimin e shtetit shqiptar. Me shtet shqiptar ai nuk nenkupton ate qe nenkupton shumica e shqiptareve shpalljen e pavaresise me 28 nentor 1912 por ate krijese qe doli si rezultat i kompromisit te Londres ne vitin 1913 Pra nje principate e pavarur nen udheheqjen e princit gjerman Wilehlm zu Wied dhe e mbrojtur nga gjashte fuqite e medha.

Negociatat e asaj kohe per krijimin e shtetit shqiptar sipas Loehr marrin nje rendesi te vecante ne historine evropiane dhe madje ate boterore thote Loehr. Sepse aty pasqyroheshin mosmarreveshjet midis fuqive Nje shembull eshte arritja e kompromisit per kufijte e Shqiperise si pasoje e te cilit 750 mije shqiptare u lane jashte territorit.

Kufiri me Serbine per shembull ishte nje kufi shume i panatyrshem dhe i padrejte per popullin shqiptar por meqenese ishte rezultat i nje kompromisi ai beri qe te pakten edhe per dy vjet te ruhej paqja evropiane dhe te mos kishte lufte ndermjet Austro-Hungarise dhe Rusise thote Loehr ne nje interviste per programin shqip te Deutsche Welles.

Austro-Hungaria ishte pro nje shteti te fuqishem shqiptar ku te permblidheshin te gjitha trojet e banuara nga shqiptaret. Vjena ne kete menyre donte te pengonte daljen e Serbise e bashke me te te Rusise ne Adriatik. Austro-Hungaria mbeshtetej nga Gjermania dhe Italia ndersa Rusia dhe Franca mbronin interesat e shteteve te tjera ballkanike Serbi Mali i Zi Bullgari dhe Greqi te cilat do te kishin preferuar ta ndanin mes tyre hapesiren shqiptare. Qe zgjidhja e dale nga ky tregtim interesash do te deshtonte dukej per shembull edhe ne menyren se si ishte planifikuar ndertimi institucioneve te shtetit te ri.

Aty ishte percaktuar me hollesi edhe se si do te ndaheshin postet e drejtoreve te bankes shqiptare ndermjet gjashte fuqive. Percaktime te tilla deri ne detaj do te beheshin shkak per grindje te herepashershme- tregon Loehr.

Wilhelm II kunder krijimit te Shqiperise

Fakti qe princi i zgjedhur per te udhehequr shqiptaret ishte gjerman nuk ishte shenje e interesimit te vecante te Gjermanise ndaj Shqiperise. Wiedi si protestant dhe gjerman supozohej te ishte neutral. Por fakti qe ai nuk kishte pervoje me Shqiperine ishte ne nje fare menyre personifikimi i ketij kompromisi te dobet. Fakti qe ishte gjerman ishte pozitiv sepse Gjermania nuk kishte interesa te drejtperdrejta ne Ballkan. Dhe me se miri kjo del ne pah nga qendrimi i perandorit te atehershem

Wilhelmi II nuk donte as qe Wiedi te shkonte ne Shqiperi e as qe te kishte nje shtet shqiptar. Por ishin diplomatet ata qe e manovruan ate ne kete drejtim duke iu referuar detyrimit qe vinte nga aleanca me Vjenen.

Dhe ketu del edhe shkaku se perse Loehr i cili si historian eshte marre kryesisht me rrembimet e veprave te artit ne kohen e nazizmit merr mundimin te beje nje studim per Shqiperine

Duke pare politiken e jashtme te Gjermanise ne shembullin e Shqiperise sheh se perandori gjerman nuk kishte fare pushtet. Keshtu duke shtruar pyetjen se kush e mban pergjegjesine per shperthimin e Luftes se Pare Boterore pergjigja eshte se nje pjese kryesore te pergjegjesise nuk e mban perandori por kancelari i perandorise Bethmann Hollweg thote ai ne interviste.

Skandabeg ne vend te Skenderbeut

Pra Loehr e ka vertetuar ate qe deshironte. Pyetja qe mbetet per ata qe jane vertet te interesuar te mesojne dicka te re per historine e Shqiperise eshte se cfare mund te zbulojne ata tek ky liber. Michael Schmidt-Neke eshte njeri nga historianet gjermane qe eshte marre me se shumti me historine e Shqiperise se asaj periudhe. Ai e ka lexuar librin e Loehrit dhe ka recensuar ate ne revisten shkencore Suedosteuropa-Mitteilungen Njoftime nga Evropa Juglindore.

Ne nje interviste per programin shqip te Deutsche Welle-s Schmidt-Neke kritikon faktin qe autori iu referohet vetem burimeve gjermane e austriake. Ne liber mungojne burimet nga fuqite e tjera. Po ashtu injorohet teresisht literatura shkencore e vendeve ballkanike per te mos folur pastaj per literaturen shqiptare ankohet Schmidt-Neke.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Princi Wilhelm zu Wied mberrin ne Shqiperi. 7 mars 1914.
Schmidt-Neke gjithashtu konstaton me keqardhje se per Wiedin flitet vetem ne shtatedhjete faqet e fundit pra nuk eshte nje liber i mirefillte per historine e Shqiperise ne periudhen e Wiedit ashtu sic premton titulli. Qe autori pothuajse nuk ka fare njohuri nga Shqiperia kete nuk e deshmon vetem fakti qe nuk ka perdorur burime nga literatura shqipe por edhe qe shume emra personalitetesh shqiptare jane shkruar me gabime si per shembull Skandabeg e jo Skanderbeg sic thirret Skenderbeu nga gjermanet. Por sipas Schmidt-Nekes Loehr tregohet naiv kur e riprodhon legjenden e nje fare gjermani me emrin Otto Witte i cili ne vitin 1913 gjoja ishte shpallur mbret i Shqiperise nga osmanet. Burimi i vetem i kesaj perralle eshte libri qe ka shkruar vete Witte thote Schmidt-Neke.

Edhe pse libri i Hanns Christian Loehrit ka kaq mangesi per historianet ai permban shume detaje interesante e qe mund te sjellin nje ndihmese per te plotesuar panoramen e asaj kohe. Nje i tille eshte per shembull fakti qe kishte shume gjermane qe u treguan te gatshem te viheshin ne mbrojtje te princit Wiedit e qe njeri syresh ishte poeti i njohur Georg Trackl.

Autore Anila Shuka

Redaktoi Eliana Xhani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›