E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria do të marrë punëtorë nga Vietnami, Ministrja Delina Ibrahimaj nënshkruan memorandumin mes dy shteteve

Shqipëria dhe Vietnami kanë nenshkruar nje Memorandum Mirëkuptimi për mbërritjen në Shaipëri të punëtorëve nga ky shtet.

“Nënshkruam sot Memorandumin e Mirëkuptimit me Republikën e Vietnamit për forcimin e bashkëpunimit n fushën e mobilitetit të fuqisë punëtore”, njoftoi Delina Ibrahimaj, Minister i Ekonomise dhe Inovacionit.

“Marrëveshja krijon mundësi për punësimin e punonjësve vietnamezë në Shqipëri, duke mbështetur nevojat e ekonomise shqiptare per fuqi punetore dhe duke mundesuar migracion të regullt, të sigurt dhe të gëndrueshëm për punësim, nën kujdesin dhe bashkëpunimin e institucioneve shtetërore te të dy vendeve. Njëkohesisht, ajo hap rrugen për bashkëpunim më te ngushtë në fushën ekonomike dhe në zhvillimin e aftesive, duke forcuar partneritetin mes dy vendeve”, shkruan Ministrja Ibrahimaj ne faqen e saj ne Facebook duke e shoqeruar me foto nga takimi dhe nënshkrimi i memorandumit me zëvendësministrin e Brendshëm të Republikës Socialiste të Vietnamit, Vũ Chiến Thắng.

“Shqipëria po përjeton një fazë të rëndësishme zhvillimi ekonomik, e cila ka rritur ndjeshëm kërkesën për fuqi punëtore në sektorë kyç të ekonomisë. Memorandumi që nënshkruam sot me Vietnamin është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të kanaleve të rregullta, të sigurta dhe transparente për plotësimin e këtyre nevojave, duke garantuar njëkohësisht mbrojtjen e të drejtave të punëmarrësve dhe interesin e biznesit shqiptar”, deklaroi ministrja Ibrahimaj.

Në zbatim të Memorandumit do të hartohet një plan i përbashkët veprimi, i cili do të përcaktojë mekanizmat e bashkëpunimit ndërinstitucional, procedurat e rekrutimit, standardet e trajnimit dhe monitorimin e zbatimit të marrëveshjes.

Gjithashtu, u diskutua organizimi i një Forumi Ekonomik dhe të Punësimit Shqipëri-Vietnam, i cili do të krijojë një platformë bashkëpunimi ndërmjet institucioneve dhe biznesit të të dy vendeve, me synim lehtësimin e kontakteve direkte ndërmjet punëdhënësve shqiptarë dhe partnerëve vietnamezë.

Nënshkrimi i këtij Memorandumi përfaqëson një hap të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Shqipërisë dhe Vietnamit, duke kontribuar në adresimin e nevojave të tregut të punës, mbështetjen e zhvillimit ekonomik dhe rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›