E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperia e Kosova me rritjen me te madhe te GDP-se

Sipas ketij raporti Kroacia eshte i vetmi vend ne rajon qe nuk ka shenuar rritje te GDP-se gjate ketij viti. Shtetet e Ballkanit Perendimor ngadale po dalin nga recesioni dhe mund te fillojne te zhvillohen me shpejt se shtetet e Evropes Perendimore nese i zbatojne reformat dhe heqin dore nga bagazhi i tyre komunist thekson Reuters.

Analiza e hartuar nga disa eksperte ve ne dukje se Serbia Bosnja-Hercegovina dhe Maqedonia kane shenuar rritje te GDP-se ne cerekun e dyte te ketij viti. Edhe vendet e varfra sic jane Shqiperia e Kosova po perjetojne rritje edhe me te madhe se vendet e tjera ne rajon.

Nderkohe Kroacia dhe Mali i Zi mund te vazhdojne te shenojne trende negative ndersa vendet e tjera mund te permiresohen te pakten nje per qind.

Sipas raportit te Reuters vendet e rajonit pritet te shenojne nje zhvillim me te madh ne vitin 2011.

2010-10-05 0959

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›