E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Shqipëria, fitore me përmbysje

Shqipëria ka marrë fitoren e parë në kualifikueset e Kampionatit Europian në volejboll për meshkuj, teksa me përmbysje, në sallën olimpike “Feti Borova”, ka mundur Bosnje-Hercegovinë, 3-2. Boshnjakët, të cilët këtë ndeshje e kanë luajtur si vendës, kjo edhe me marrëveshjen mes dy Federatave, kanë marrë setin e parë, 25-19. Në të dytin duket sikur tanët nuk janë në fushën e lojës, ndërsa boshnjakët fitojnë thellësisht, 25-11.

Dëmtohet Qafarena, por më pas dhe Deliu e këtu gjërat vështirësohen edhe më shumë për të besuarit e Jani Melkës. Megjithatë Shqipëria reagon. 25-22 seti i tretë për kuqezinjtë. 25-21 i katërti dhe në finale 15-13 dhe 3-2 duke marrë dypikëshin e parë në këto kualifikueset.

Ndeshja e radhës është të dielën në sallën olimpike “Feti Borova”, përsëri në ora 19:00, që do të vijë drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›