E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Shqipëria i hap derën një familjeje nga Gaza, Rama: Fëmija 1 vjeç trajtim mjekësor në QSUT

TIRANË, 16 janar/ATSH/ Shqipëria i ka hapur derën mbrëmë një familjeje të shpërngulur nga Gaza.

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se një fëmijë 1 vjeç nga Gaza, i cili kishte probleme shëndetësore, po merr trajtim mjekësor në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në Tiranë.

“Fëmija 1 vjeç kishte nevojë urgjente për trajtim mjekësor dhe është duke u ndjekur me sukses nga stafi i QSUT”, u shpreh kryeministri Rama.

/r.e/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›