E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Shqipëria kryeson 2-0 ndaj Andorrës, Rama: Bravo

TIRANË, 24 mars /ATSH/ Kombëtarja shqiptare po fiton 2-0 mbrëmjen e sotme përballë Andorrës në stadiumin “Arena Kombëtare”, në ndeshjen e dytë për eliminatoret e Botërorit 2026.

Golat për Kombëtaren u shënuan nga sulmuesi Rey Manaj në minutat 9 dhe 19.

Kryeministri Edi Rama përgëzoi djemtë e Kombëtares teksa ndau golin e parë të Rey Manajt.

“Bravo! Rey Manaj” shkruan Rama.

FORMACIONET ZYRTARE:

Shqipëri: Strakosha; Balliu, Gjimshiti, Ajeti, Aliji; Shehu, Asllani, Laçi; Hoxha, Manaj, Broja.

Andorra: Alvarez, Borra, Garcia, Babot, Rosas, San Nicolas, Cervos, Rubio, Rebes, Marc Garcia, Olivera.

/r.e/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›