E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria “flen”, Zvicra na merr edhe një talent

Përfaqësuesja shqiptare do të humbë edhe një talent të madh të futbollit evropian. Futbollisti që po shkëlqen sivjet në Serie A me skuadrën e Torinos, Migjen Basha është fare pranë përfaqësueses zvicërane.

Basha që një kohë ka paralajmëruar kombëtaren shqiptare për të kryer procedurat që ai të veshë fanelën kuq e zi, por që Federata Shqiptare duket të jetë në gjumë të thellë.

Nuk duhet mohuar interesi i De Biasit që Basha të veshë fanelën e Shqipërisë por që zyrtarët e federatës zvicërane kanë punuar më shumë për të sjellur mesfushorin shqiptar.

Madje në derbin ndaj Juventusit, në stadium ishin edhe asistentët e selektorit zvicëran Otmar Hitzfeld për të ndjekur nga afër Bashën.

Basha posedon pasaportë shqiptare dhe zvicërane por që ai kishte kërkuar që të ndiqet procedura e tij për të luajtur në kombëtaren shqiptare. Kjo pasi që ai nuk kishte të drejt direkt të vendoste pasi që më parë ka luajtur për kombëtaren U17 dhe U21 të Zvicrës.

Basha pritet të jetë futbollisti i shtatë shqiptar që do të veshë fanelën e Zvicrës./Indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›