E Enjte, 5 Nëntor 2026

Shqipëria marrëveshje me Emiratet Arabe për sigurinë kibernetike/ Rama: Gjithmonë kanë qenë pranë nesh

Shqipëria ka nënshkruar një marrëveshje strategjike me Këshillin e Sigurisë Kibernetike të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e nënshkrimit, Rama tha se Emiratet e Bashkuara kanë qenë gjithmonë të pranishme sa herë Shqipëria ka pasur nevojë për ndihmë.

Kryeministri u shpreh se marrëveshja do të përmbajë programe të qëndrueshme bashkëpunimi.

Ndër të tjera Rama tha se marrëveshja ka një rëndësi të madhe strategjike, ka ta bëjë me integritetin dhe sovranitetin e vendit.

“Programe të qëndrueshme bashkëpunimi. Marrëveshja ka një rëndësi të madhe strategjike, ta bëjë me integritetin dhe sovranitetin e vendit”, u shpreh ai ndër të tjera.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›