E Enjte, 5 Nëntor 2026

Shqipëria marrëveshje me Malin e Zi në fushën e konkurrencës

TIRANË, 7 tetor/ATSH/ Kryetari i Autoritetit të Konkurrencës, Denar Biba priti në një vizitë pune, homologun malazez Dragan Damjanovic.

Qëllimi i këtij takimi ishte forcimi i bashkëpunimit midis dy institucioneve, në kuadër të rritjes së konkurrencës në treg dhe integrimit ekonomik nëpërmjet një ekonomie tregu të hapur dhe sa më konkurruese.

Në këtë kontekst, u nënshkrua dhe marrëveshja e mirëkuptimit në fushën e zbatimit dhe politikës së konkurrencës.

Kjo marrëveshje, synon të rrisë edhe më tej shkëmbimin e informacionit dhe politikat në fushën e zbatimit të ligjit të konkurrencës, ndarjen e ekspertizës në fushën e hetimeve lidhur me shkeljen e rregullave të konkurrencës, shkëmbimin e përvojave në fushën e promovimit të konkurrencës si dhe organizimi i vizitave studimore dhe trajnimeve të ekspertëve.

Autoriteti i Konkurrencës ka prioritet zgjerimin e bashkëpunimit me autoritetet e konkurrencës së vendeve të rajonit dhe më gjerë, me qëllim promovimin dhe rritjen e kulturës së konkurrencës.

1 nga 3

/a.f/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›