“Shqipëria mbyll kapitullin e IV”/ Anëtarësimi në BE, Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas avancimit të Shqipërisë në procesin e integrimit europian, duke bërë të ditur se vendi ka mbyllur kapitullin e katërt të negociatave me Bashkimin Europian.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama e cilësoi këtë një moment të rëndësishëm në rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, duke theksuar se tashmë ka nisur “numërimi mbrapsht” drejt realizimit të objektivit historik.
“Shqipëria mbyll kapitullin e katërt, nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik”, shkruan kreu i qeverisë.
Sipas Ramës, drita jeshile e dhënë nga Bashkimi Europian për mbylljen e negociatave të Kapitullit 20 përbën një sinjal pozitiv për ekonominë shqiptare dhe forcon perspektivën e zhvillimit në disa sektorë kyç.
Kryeministri thekson se ky zhvillim krijon mundësi më të mëdha për investime, inovacion, konkurrueshmëri dhe punësim, duke e afruar më tej Shqipërinë me standardet dhe tregun europian.
“Shqipëria mbyll kapitullin e katërt, nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik. Drita jeshile nga BE për mbylljen e negociatave të Kapitullit 20 forcon perspektivën për investime, inovacion, konkurrueshmëri dhe punësim.”-shkruan Rama.
/rtsh.al/