E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Shqipëria me dy medalje, një ari dhe një bronzi

Shqipëria ka arritur të marrë dy medalje në Lojërat Mesdhetare, “Oran 2022” dhe pikërisht në sportin e mundjes me Zelimkhan Abakarov, i artë në peshën 65 kg dhe Islam Dudaev, i bronztë në peshën 74 kg. Dy sportistë nga Çeçenia, por që janë të pajisur me pasaporta shqiptare dhe garojnë për Shqipërinë.

Abakarov në finale u ndesh me egjiptianin Yehia Hafez, në peshën 65 kg në stilin e lirë, duke e dominuar sfidën, triumf me një rezultat të pastër 11-0. Ndërkohë, Islam Dudaev është ndeshur me algjerianit Abdelkader Ikkal për vendin e tretë dhe ka arritur të fitojë me rezultatin 8-0, pesha 74 kg në stilin e lirë. Një sukses që i dha medaljen e bronzit.

Mund të jetë një imazh i 10 persona

Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë dhe ambiente të brendshme

MEDALJET NË MUNDJE

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›