E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Shqipëria mikpret Ministerialin e Mbrojtjes për Evropën Juglindore

TIRANË, 5 nëntor/ATSH/ Shqipëria do të presë në datat 5-7 nëntor, Ministerialin e Mbrojtjes për Evropën Juglindore (South East Defence Ministerial – SEDM).

Ky ministerial mbledh përfaqësues të vendeve anëtare të SEDM, përfshirë Shqipërinë, Bosnje-Hercegovinën, Bullgarinë, Greqinë, Italinë, Kroacinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Rumaninë, Turqinë, Slloveninë, Serbinë, Ukrainën, Moldavi, Gjeorgji dhe SHBA-në.

Gjithashtu në këtë aktivitet marrin pjesë përfaqësues nga organizatat si Qendra për Bashkëpunim për Sigurijnë (RACVIAC), UNDP/SEESAC.

Qëllimi është promovimi i bashkëpunimit rajonal dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore, forcimi i aftësive rajonale të mbrojtjes, bashkëpunimi përmes përpjekjeve kolektive si dhe krijimi i lidhjeve që lehtësojnë integrimin në institucionet euroatlantike.

/m.m/j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›