Shqipëria mirëpret Vitin 2013 Bota nën pushtetin e festimeve

Të tjera rreth shkrimit Zelanda uroi e I-ra, Times Square pret miliona njerëz /VD FOTO VIDEO
TIRANE - Akrepat e orës shënuan 00:00. Të mbledhur bashkë, mes familjarësh dhe miqsh, të ulur në tavolina të mbushura plot, siç është bërë traditë, shqiptarët festojnë ndërrimin e viteve, duke trokitur gotat për më shumë mbarësi familjes por dhe vendit të tyre, i cili në qershor do të shkojë në zgjedhje parlamentare. Tirana i dha mirëseardhjen 2013-ës në sheshin qendror të saj, "Skenderbeu" me spektakel fishekzjarresh si dhe nën muzikën e DJ-ve të njohur.
Duke lënë pas vitin 2012, e gjithë bota ka përqendruar gjithë vëmendjen e saj në mirpritjen e një Viti të Ri, 2013-ës. Zelanda e Re u bë mikpritësja e parë e këtij Viti të Ri me spektakël fishekzjarrësh në qytetin e Aukland-it. Dy orë më pas edhe në qytetin e Sidnejt në Australi mijëra njerëz kremtuan hyrjen e Vitit të Ri me fishekzjarrë vërtetë madhështore në urën e qytetit Harbor. Kamerat botërore u përqendruan në Sidnej, për të transmetuar drejtpërdrejt festimet. Hong Kongu ishte i treti që i dha mirëseardhjen Vitit 2013 nën një atmosferë të jashtëzakonshme. Ndërsa në orën 21:00 (me orën tonë) trokiti 2013-a edhe në Dubai nën një atmosferë të magjishme festive.FOTO nga festimet ne bote
Viti i Ri më pas mbërriti në Kinë, Japoni dhe Korenë Jugore. Më pas erdhi radha e evropianëve në Moskë, Berlin, Bruksel, Paris, Romë, Tiranë, Londër për t’i dhënë lamtumirë vitit 2012. Një prej festimeve më të njohura të Vitit të Ri 2013 do të zhvillohet edhe në qytetin e Nju Jorkut. E fundit që pret 2013-ën është Honolulu.
Ajo që është e sigurt anembanë globit numërimi i çdo sekonde, është parë gjithmonë si simbol i bashkimit të njerëzve, i dashurisë, i shpresës së madhe dhe ëndrrave për të ardhmen.
NE TIRANE KONCERT NE SHESHIN SKENDERBEJ DHE SPEKTAKEL FISHEKZJARRESH
Në Tiranë qytetarët e pritën Vitin e Ri në tryezat e shtëpive të tyre ose në lokale apo restorante ku ata kanë prenotuar. Gjatë gjithë ditës banda e qyteti performoi në sheshin “Skënderbej”, sikundër animatorët ishin pranë pemës me performancat e tyre. Të gjithë ata që zgjodhën ta presin Vitin e Ri në sheshin qendror të Tiranës, duke nisur nga ora 23:45 u udhëhoqën nga tingujt e muzikës së DJ-ve të njohur . Menjëherë pas numërimit tradicional mbrapsht deri në ardhjen e Vitit të Ri, një spektakël fishekzjarresh krijoi atmosferëm magjike të nderrimit te viteve.
(Foto, festimet në Tiranë)
POLICIA MERR MASA
Policia deklaron se ka marrë të gjitha masat për të garantuar sigurinë dhe rendin publik gjithashtu do të garantohet dhe siguria rrugore dhe menaxhimi profesional dhe i shpejtë i fluksit të lëvizjes në të gjithë pikat e kalimit kufitar, si dhe garantimi i një shërbimi policor me standarde të larta.
NE TKOB "GRAND BALLO"
Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit organizoi në mbrëmje një "Grand Ballo”, një aktivitet tashmë tradicional një natë përpara ndërrimit të viteve. Në atmosferën festive të fundvitit, ky koncert slli kryeveprat e muzikës klasike botërore të kompozitorëve Shtraus, Moxart, Franz Lehar, etj. Ky është viti i nëntë që në sallën e TKOB zhvillohet “Grand Ballo”, sipas traditës vjeneze, ku orkestra simfonike interpreton valse të njohura, të cilat kërcehen edhe nga të pranishmit. Në këtë ballo marrin pjesë solistët më të mirë lirikë, trupa e baletit, orkestra simfonike, etj. “Grand Ballo” në TOB është mënyra më elitare për të pritur festën e fundvitit, ku protagonistët ishin veshur me veshje tradicionale të ballove.
RAMA: ME E MIRA PERPARA NESH
Edhe kreu i PS-së Edi Rama nëpërmjet profilit të tij në Tëitter përcolli një urim për të gjithë shqiptarët. “Kalojani mirë sot. Më e mira është ende përpara nesh” - shkruan kreu i PS-së sot në mesditë
(Fotoja e postuar nga Edi Rama ne Twitter)
VLONJATET FESTOJNE NE SHTEPI, SPEKTAKEL NE SHESHIN E FLAMURIT
Edhe në qytetin e Vlorës ka u ndije atmosfera e Vitit të Ri. Ndryshe nga vitet e tjera, si të rinjtë edhe moshatarët kanë zgjedhur shtëpinë për të festuar, të detyruar nga kriza ekonomike që ka prekur vendin. Vetë qytetarët fajësojnë qeverinë aktuale që sipas tyre e ka zhytur Shqipërinë në një kohë krize. Sipas tyre edhe çmimet nëpër tregje janë ngritur jashtë normave. Në darkë u prit edhe atmosfera me fishekzjarret e shumta që u hodhën në “Sheshin e Flamurit” aty ku është bërë traditë çdo vit, që qytetarët të bashkohen me njëri-tjetrin për të festuar.
NE KORÇE PARADA E BABAGJYSHERVE
Ashtu siç do fundvit në prag të ndërrimit të viteve në qytetin e Korçës është zhvilluar “Parada e Babagjyshve”. Babagjyshi i Vitit të Ri i shoqëruar dhe nga babagjyshët e vegjël ka përshkruar pedonalen e qytetit juglindor duke përcjellë urime dhe ndarë dhurata për fëmijët e pranishëm.
FLUKS NORMAL NE PIKAT KUFITARE
Në pikat kufitare ka vazhuar fluksi i hyrjeve dhe daljeve. Nga të dhënat e fundit raportohet se në Kapshticë kanë hyrë 2837 shtetas shqiptarë e 621 mjete, 217 shtetas të huaj me 117 mjete. Kanë dalë 2005 shtetas shqiptarë, me 494 mjete dhe 291 shtetas të huaj me 113 mjete.
Në Qafë Thanë, kanë hyrë 466 shtetas shqiptarë me 145 mjete, 817 shtetas të huaj me 238 mjete si dhe kanë dalë 908 shtetas të huaj, 300 mjete
Redaksia online
(Gre.M/sg/Shqiptarja.com)