E Enjte, 5 Nëntor 2026

Shqipëria, model i aviacionit civil

Autoritetet ndërkombëtare vlerësojnë modelin e aviacionit civil të Shqipërisë duke vënë në dukje në veçanti se aviacioni shqiptar ka tejkaluar nivelet e trafikut të pasagjerëve para pandemisë së bashku me zbatimin e shtuar të standardeve dhe udhëzimeve të sigurisë Agjencisë Ndërkombëtare të Aviacioni Civil. Sekretari i përgjithshëm i kësaj agjencie ndërkombëtare Huan Karlos Salazar e bëri këtë vlerësim në takimet me drejtuesit evropianë të aviacionit, që u zhvillua me rastin e Takimit të 70 -të Special të Drejtorëve të Përgjithshëm të Aviacion Civil të Konferencës Evropiane të Aviacionit Civil, i cili u organizua nga Shqipëria.

Sekretari i Përgjithshëm i ICAO Juan Carlos Salazar: “”Rasti i Shqipërisë dhe shteteve të tjera në rajon demonstrojnë përfitimin e qeverive që investojnë dhe mbështesin sektorin e aviacionit civil në këto kohë të vështira dhe përfitojnë përfitime të menjëhershme duke ofruar lidhje transporti ajror, që janë thelbësore për përpjekjet e rimëkëmbjes në kohërat postpandemike”. 
 
Pandemia dhe shtimi i fluturimeve drejt destinacioneve të tjera veç Italisë e ka ndryshuar ndjeshëm gjeografinë e fluturimeve në verën e këtij viti.

Sipas të dhënave nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, trafikun për korrik-gushtin e këtij viti e kryeson Londra, me rritje 74% në krahasim me të njëjtën periudhë të 2019-s dhe +159% në krahasim me periudhën pandemike të 2020-s.

Rritje ka shënuar dhe Vjena, duke ia kaluar Stambollit dhe duke zënë vendin e katërt. Një rritje të ndjeshme kanë shënuar destinacionet gjermane, pas shtimit të fluturimeve nga Uizz Air. Munihu, Dortmundi, Berlini kanë parë shtim të lartë të trafikut të pasagjerëve. Ndonëse u hap në muajt e fundit, linja direkte me Dubanin ka ngjallur interes. 

Prioritete të tjera shqiptare dhe pan-evropiane u identifikuan gjithashtu në takimet me drejtuesit e aviacionit shqiptar dhe evropian, përfshirë Presidentin e Agjencisë Europiane të Aviacionit Civil, Eurokontrollit dhe Agjencisë Evropiane të Sigurisë së Aviacionit. 

Takimet ishin gjithashtu një mundësi për Sekretarin e Përgjithshëm për të nënvizuar rëndësinë e Konferencës së Nivelit të Lartë të Agjencisë Ndërkombëtare të Aviacioni Civil mbi COVID19 në drejtim të përafrimit të shteteve rreth qasjeve model, siç është ajo e Shqipërisë, duke përshpejtuar kështu kthimin e lidhjes ajrore ndërkombëtare. Njoftohet se Konferenca dhjetëditore virtuale ministrore do të hapet më 12 tetor 2021.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›