Shqiperia momenti i vlimit

“Pas të shtënave të së premtes, prokurorja e përgjithshme Ina Rama lëshoi urdhër-arreste për gjashtë oficerë të Gardës së Republikës, të dyshuar për hapjen e zjarrit. Gjithësesi, kryeministri Berisha vlerësoi punën e gardistëve dhe u premtoi një rrogë mujore shtesë duke thënë se ata kanë zbatuar me korrektësi detyrën”, thotë artikulli i agjencisë së lajmeve “Reuters”.
Ndërsa CNN lajmin për vendin tonë e hap me titullin: “Rriten kërcënimet. Përshkallëzohen tensionet mes rivalëve politikë në Shqipëri”.
Edhe BBC i ka kushtuar një vend të rëndësishëm Shqipërisë në edicionin e saj on line, me titullin: “Urdhër-arreste për oficerët e Gardës së Republikës”. Ndërsa BBC në shqip shkruan: “Ashpërsohen akuzat mes Berishës dhe Ramës”.
“Politikanët shqiptarë janë në konflikt që prej qershorit të vitit 2009, kur opozita akuzoi Partinë Demokratike për manipulim të zgjedhjeve”, shkruan prestigjozja “The Economist”.