Shqiperia mposht Luksemburgun Salihi i dhuron fitoren Kombetares
TIRANE- Kombetarja shqiptare ka arritur fitoren e pare ne eliminatoret e Europianit 2012 duke mposhtur minimalisht 1-0 Luksemburgun ne Qemal Stafa. Ne nje ndeshje nervash perballe nje kundershtari qe gjate gjithe kohes ka qendruar ne mbrojtje kuqezinjte kane ditur te marrin 3 piket edhe pse me shume veshtiresi. Fitorja ka qene nje detyrim ne kete takim ndersa ajo e con Shqiperine ne kuoten e 4 pikeve pas 2 ndeshjesh ashtu si ne eliminatoret e kaluara.
Ndeshja ne Qemal Stafa eshte vendosur serish nga i njejti njeri Hamdi Salihi i cili ka arritur te realizoje nje gol te mrekullueshem ne minuten e 37-te pas nje krosimi te Dallkut. Shkodrani ka vazhduar ecurine pozitive te koheve te fundit duke shenuar ne cdo ndeshje te ekipit kombetar. Luksemburgu mbeti me 10 vete ne minuten e 58-te pasi Mutsh simuloi edhe mori kartonin e dyte te verdhe duke ia lehtesuar punet kombetares shqiptare.
E megjithate skuadra mike ka rrezikuar te barazoje ne minuten e 73-te pas nje goditje denimi. Luksemburgu organizoi nje skeme por topi u perplas ne traverse perpara se gjyqtari te anulonte gjithcka per pozicion jashte loje. Paveresisht kesaj Shqiperia ka merituar gjithcka nga kjo ndeshje teksa Bogdani apo Salihi kane rrezikuar edhe disa here te tjera porten.
Fitorja me Luksemburgun eshte e para per Josip Kuzhene ne ndeshjet zyrtare ndersa ajo e mban Shqiperine ne pjesen e siperme te renditjes ne grupin D madje perpara France se Loran Blank.
e.n/A.Latifi/BalkanWeb