E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shqipëria mund Gjibraltarin me një penallti të Asanit

Shqipëria ka arritur të marrë një fitore 1-0 në miqësoren përballë Gjibraltarit të luajtur në “Europa Point”. Gjithçka u vendos në pjesën e dytë dhe pikërisht në minuën e 69-të me një penallti të kthyer në gol nga Asani.

Në pjesën e parë, kuqezinjtë, me shumë ndryshime në përbërje, nuk treguan asgjë në fushën e lojës përballë një kundërshtari modest. Goditja e parë në portën kundërshtare mbërriti në minutën e 34-ët me protagonist Berishën.

Në pjesën e dytë, me ndryshimet e bëra, diçka ndryshoi, të besuarit e Silvinjos treguan më shumë ritëm, por shumë larg asaj që pritej.

Megjithatë, goli mbërriti me një penallti të fituar nga Shpendi dhe të kthyer në gol nga Asani, për të siguruar një fitore minimale në këtë miqësore ku pritshmëritë ishin shumë të mëdha.

Gjibraltar-Shqipëri 0-1

Shënues: Asani 69’(11-m)

Mbyllet sfida në “Europa Point”, Shqipëria ka arritur të marrë një fitore 1-0 përballë Gjibraltarit, gol i shënuar nga Asani me 11-metërsh në minutën e 69-të.  

84’ – Një tjetër mundësi shënimi për kuqezinjtë, por në momentin e fundit Shpendi bllokohet nga mbrojtja kundërshtare në tentativën e tij.  

69’ – Goooooool! Cristian Shpendi ka fituar një 11-metërsh, Asani nga pika e bardhë është treguar i saktë, 1-0.

60’ – Hoxha tenton me të majtën, por pa arritur të gjejë kuadratin.

57’ – Cristian Shpendi ka një mundësi të mirë për të shënuar, por goditja e tij brenda zonës përfundon mbi traversë.

51’ – Pajaziti tenton me një gjuajtje nga distanca, por shumë larg objektivit.

Nis pjesa e dytë, kuqezinjë me tre ndryshime: Cristian Shpendi, Ivan Balliu e Arbër Hoxha në vend të Mirlind Dakut, Elseid Hysajt dhe Armando Brojës

Mbyllet pjesa e parë në “Europa Point” mes Gjibraltarit dhe Shqipërisë në barazim 0-0.

44’ – Edhe njëherë Medon Berisha, goditja e të cilit është ndalur në traversë pas një prekje të lehtë të portierit.   

34’ – Medon Berisha lëshon një goditje nga distanca, e para gjuajtje në kuadrat, ka reaguar portieri i Gjibraltarin duke e dërguar topin në goditje këndi.  

20’ – Mundësi e mirë për Gjibraltarin, por Del Rio nuk ka mundur të përfitojë nga mundësia e dhënë, Dajsinani është edhe njëherë i saktë me ndërhyrjen e tij.

17’ – Asani ka një mundësi të mirë me një goditje dënimi në afërsi të zonës, por goditja e tij është jashtë kuadratit.

6’ – Përfaqësuesja e Gjibraltarit tenton porën kuqezi, por Dajsinani është i saktë në ndërhyrjen e tij.

Ka nisur ndeshja miqësores mes kuqezinjve dhe Gjibraltarit në stadiumin “Europa Point”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›