Shqipëria mundet nga Rumania, eliminohet nga Liga e Argjendtë

Kombëtarja e Shqipërisë në volejboll për meshkuj është mundur 3-0 nga Rumania, në ndeshjen e fundit në Grupin B, Liga e Argjendtë. Në Galati të Rumanisë gjithçka ka folur për vendasit(25-18, 25-19, 25-22) të cilët kanë arritur të sigurojnë dhe vendin e parë në grup.
Një humbje që ka ndikuar tek kuqezinjtë, të cilët janë eliminuar nga gara, duke zbritur në vendin e tretë në klasifikim. Në vendin e dytë është ngjitur Maqedonia e Veriut, e cila fitoi 3-0 ndaj Bosnjes dhe me një setavarazh më të mirë ka siguruar kualifikimin për në ‘final four’.
Shqipëria e mbylli me 10 pikë, po aq sa Maqedonia e Veriut, por setavarazhi 12-11 për kuqezinjtë dhe 13-10 për maqëdonasit kualifikoi këta të fundit.