E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperia ndaj Luksemburgut 2 fitore ne 2 takime

TIRANE- Luksemburgu eshte nje nga perfaqesueset e pakta me te cilat kombetarja shqiptare ka nje bilanc pozitiv ne ndeshjet e meparshme. Ndaj perfaqesueses se Luksemburgut kombetarja shqiptare ka arritur 2 fitore ne 2 takimet e zhvilluara deri tani.
Shqiperia me trajnerin kroat Oto Baric ne bankine e mundi dy here ne eliminatoret e Euro 2008-s Luksemburgun. Fillimisht 2-0 ne Tirane dhe me pas 3-0 ne Luksemburg me Edmond Kapllanin protagonist ne shenimin e tre nga pese golat e realizuar kunder vendit me mbi 500 mije banore.

Ne takimin e pare protagoniste ishin sulmuesi Edmond Kapllani qe eshte grumbulluar edhe per takimin e neserm ndaj Luksemburgut dhe ish-mbrojtesi Altin Haxhi.

Ndersa ne ndeshjen e kthimit Shqiperia dominoi dhe arriti nje nga fitoret me te thella ne historine e saj dhe sidomos jashte fushe 3-0 ku protagonist kryesor i takimit ishte serish Edmond Kapllani qe shenoi dy here ndaj Luksemburgut pasi me pare kishte shenuar nje gol edhe mesfushori Ervin Skela.

Shqiperia nuk humbet prej 14 tetorit te vitit 2009 kur kuqezinjte deshtuan kunder Suedise 4-1. Prej atehere ne gjashte ndeshje nje zyrtare Rumani dhe pese miqesore Estoni Irlande e Veriut Mali i Zi Andorra dhe Uzbekistani Kombetarja ka arritur kater fitore dhe dy barazime.

e.c/ATSH/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›