Shqipëria në BE, ambasdorët pro kërkesës

Komisioni Europian i ka hapur rrugë Shqipërisë për statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian.
Përfaqësuesit e përhershëm të vendeve anëtare të Bashkimit Europian kanë rënë dakord për të pranuar kërkesën e Shqipërisë për statusin kandidat.
Kështu me këtë vendim Komisioneri merr mandatin për të nisur përgatitjen e opinionit mbi gadishmërinë e Shqipërisë për këtë status i cili vendoset në këshillin e parë të ministrave europiane.
Komisioneri për zgjerim Oli Rehn deklaroi më herët se shpresonte se Komisioni do të mund të punonte mbi opinionin për aplikimin e Shqipërisë.
Shqipëria dorëzoi kërkesën për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian në muajin prill dhe vendimi pozitiv i vendeve anëtare të BE-së për të pranuar kërkesën e saj është një shtysë për të realizuar standartet e kërkuara nga Bashkimi Europian.