Shqipëria në BE, status të kushtëzuar, zgjedhjet kusht kryesor

Shqipëria nesër do të marrë rekomandimin pozitiv për stausin kandidat nga Komisioni Europian, por hapja e negociatave do të varet nga realizimi i reformave që janë në proces. Ndërkohë që zgjedhjet e vitit 2013 do të jenë një nga kushtet thelbësore për mundësine e anëtarsimti të Shqipërisë në BE.
Lajmi është zbuluar nga burime zyrtare të larta të BE, që vlerësojnë si pozitive realizimin e disa prej rekomandimeve që kishte vendosur BE. Ndërkohë edhe gazetarja e Ora News, Ilva Tare, nga Brukseli jep detaje në lidhje me hapat pozitive që ka bërë Shqipëria dhe “po”-në e kushtëzuar që do të marrë nesër vendi ynë për statusin.