E Martë, 3 Nëntor 2026

Shqipëria në Eurovizion, Asllani bën thirrje publike për të mbështetur

Shqipëria konkurron në Eurovizion me këngëtaren Besa Kokëdhima këtë mesjavë. Kristjan Asllani, mesfushori kuqezi i Interit i bën thirrje të gjithë shqiptarëve në botë përmes një videomesazhi në rrjetet sociale që të mbështesin Besën dhe të votojnë këngën e saj.

Festivalin evropian të këngës, Eurovizion 2024 mund ta ndiqni drejtpërdrejt në Radio Televizionin Shqiptar.

Sot është nata e parë gjysmëfinale, ndërsa në 9 maj nata e dytë, kur do të performojë edhe këngëtarja e mirënjohur Besa Kokëdhima, që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion 2024 pasi mori besimin e publikut në Festivalin e 62-të i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar me këngën “Titan”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›