Shqipëria në ankth për Botërorin 2026, sot hidhet shorti i kualifikueseve, Shqipëria pret një dhuratë nga goglat

Të premten në mesditë në Zyrih, në selinë qendrore të FIFAs- do të hidhet shorti i fazës eliminatore të zonës europiane për kualifikim në kupën e botës në 2026 që zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Shqipëria do të përfaqësohet në short nga Presidenti i federatës Armand Duka dhe trajneri i përfaqësueses Silvinjo.
Interes i lartë natyrisht për të kuptuar se cilët do të jenë kundërshtarët e Shqipërisë në kualifikueset e botërorit.
Vetëm pasi të njihemi me rivalët mund të kalkulojmë edhe mundësinë e kuqezinjve për të luajtur shanset e tyre drejt një kualifikimi historik në botëror. Përfaqësuesja jonë është e vendosur në vazon e tretë ashtu sikurse Skocia, Sllovenia, Irlanda, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Gjeorgjia, Finlanda, Islanda, Irlanda e Veriut, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina dhe Izraeli, ekipe të cilat nuk mund të përballemi.
Nga vazo e parë ku janë edhe rivalët më të fortë, ekipet që do të na shkonin për shtat janë Kroacia, Danimarka, Austria apo Zvicra ndërsa të tjerat janë emrat big si Franca, Spanja, Anglia, Portugalia, Holabnda, Italia dhe Gjermania.
Nga vazo e dytë do të kapin nga skuadrat e mëposhtme, Serbi, Ukraine, Turqi, Suedi, Hungari, Sllovaki, Uells, Poloni, Rumani, Norvegji apo Çekinë që e njohim shumë mirë. Në vazon e katërt rivalët tanë të mundshme janë Luksemburgu, Bullgaria, Kosova, Bjellorusia, Kazakistani, Azerbajxhani, Estoni, Qipro, Ishujt Faroe, Letonia dhe Lituania.
Në vazon e pestë dhe të fundit që llogaritet të jenë ekipet më të dobëta rivali ynë do të dalë nga kombëtare si Moldavia, Malta, Andora, Gjibraltari, Lihtenshtejni apo San Marino. Kualifikueset europiane për Kupën e Botës 2026 nisin në mars mbyllen së bashku me fazën “Play-Off” në mars 2026.
Duke qenë se për herë të parë në botërorin e 2026 do marrin pjesë 48 kombëtare, Europa do të dërgojë 16 ekipe, 12 fituesit e vendeve të para në kualifikuese, si dhe 4 të tjera që do të dalin nga duelet play të vendeve të dyta me 4 më të mira të ligës së kombeve./vizionplus.tv