E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“Shqipëria në fokus të “The Times”, Rama: Investitorë të fuqishëm po i kthejnë sytë nga vendi ynë

E përditshmja britanike “The Times” i ka kushtuar një artikull Shqipërisë, ku thekson se vendi ynë është kthyer në destinacion të nivelit të lartë.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook, shkrimin e botuar në “The Times”. 

Rama thekson se tashmë “investitorë të fuqishëm po i kthejnë sytë nga Shqipëria, duke përmendur edhe disa marka ndërkombëtare si Melía, Radisson, Marriott apo Hyatt. Më tej Rama shprehet se me finalizimin e aeroportit të Vlorës vendi ynë do të jetë edhe më në qendër të vëmendjes së turistëve nga e gjithë bota.

“Shqipëria në fokus të prestigjiozes “The Times”, një ndër tribunat më të respektuara të botës mediatike, jo vetëm si një vend me plazhe magjepsëse e rërë të bardhë, por tanimë edhe si ofruese e përvojave të turizmit të nivelit të lartë me rritjen e numrit të hoteleve me standarde optimale. Investitorë të fuqishëm po i kthejnë sytë nga Shqipëria ku tanimë kemi disa marka ndërkombëtare si Melía, Radisson, Marriott, Hilton, Swiss Hotel, Intercontinental apo Hyatt, krejt të pamendueshme deri disa vjet më parë, e ku me finalizimin e aeroportit të Vlorës vendi ynë do të jetë edhe më shumë në qendër të vëmendjes së turistëve nga e gjithë bota. Viti 2024 u mbyll me +37% më shumë vizitorë nga Britania e Madhe krahasuar me vitin paraardhës”, shkruan Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›