Shqiperia, ne rrezik nga ilacet e skaduara
Perputhja e legjislacionit shqiptar me ate te Bashkimit Evropian ka rikthyer ne vemendje rrezikun qe kanos shqiptaret nga konsumimi i barnave te skaduara. Dje, grupi i Task-Forces dhe Organizata Boterore te Tregtise kane propozuar ne Komisionin parlamentar te Shendetesise qe medikamenteve qe futen ne Shqiperi t’u hiqet leja e importit. Kjo do te thote se te gjitha barnat nuk do te kene te shenuar as daten e prodhimit dhe as ate te skadences, duke lene keshtu vend per abuzime. Por, menjehere pas ketij propozimi, kane reaguar perfaqesuesit farmaceutike dhe grosisteve, te cilet kane kundershtuar nje debat ne Komisionin e Shendetesise. Gjate ketij diskutimi me deputetet e komisionit, perfaqesuesit farmaceutike dhe ata te “Urdhrit te Mjekut” kane kundershtuar propozimin, per vete faktin se keto barna mund te jene te rrezikshme. Sipas tyre, eshte punuar per vite te tera qe te arrihet ne pjesen me te madhe ndalimi i futjes se barnave kontrabande, nderkohe qe ky vendim i lejon ato. “Shqiperia nuk eshte e gatshme qe te lehtesoje tregun e barnave. Sepse heqja e lejes se medikamenteve do te thote qe te mos jepet koha e prodhimit, afatet e skadences, vendi dhe firma qe ka prodhuar kete bar. Dhe nese do te hiqen keto, ne nuk jemi ne gjendje te kontrollojme tregun dhe heqja e kesaj leje do te favorizojne futjen e cdo lloj medikamenti”, eshte shprehur Kastriot Zotaj, perfaqesuesi i bazes se grosisteve te Shqiperise.
Ministria e Shendetesise eshte e dyzuar lidhur me kete vendim. Madje, ky institucion nuk ka mundur ta pranoje kete propozim, per vete faktin se heqja e lejes se importit mund te sjelle lulezim te kontrabandes. “Nese vendet e tjera e te BE-se e lejojne futjen e medikamenteve pa leje importi, kjo behet per lehtesim, por ata kane edhe kushte te tjera. Keshtu shumica e vendeve i prodhojne medikamentet vete dhe shume pak te tjera importohen. Ndersa ne vendin tone vetem 20 per qind e medikamenteve arrin te prodhohet ne vend”, eshte shprehur Arjan Jaupllari, perfaqesues i “Urdhrit te Farmacisteve”. Sipas tij, ne vendin tone duhet qe te forcohet edhe me tej kontrolli dhe te mos prishet ligji aktual. Nderkohe, Ministria e Shendetesise eshte dakord per distancat qe mund te kene farmacite. Sipas ligjit aktual parashikohet qe distanca nga nje farmaci ne tjetren duhet te jete 100 deri ne 150 metra dhe ne baze te numrit te popullsise.
Garzat, jashte standardeve
Garzat, fashat dhe penjte, qe perdoren sot ne sallat e operacioneve te spitaleve te ndryshme, nuk jane te kontrolluara. Ky fakt ka dale per here te pare nga vete perfaqesues te farmaceutikes. Sipas tyre, te gjitha produktet mjekesore jane te paregjistruara dhe nuk jane per perdorim mjekesor. “Garzat, te cilat perdoren ne mjekesi jane te ndryshme nga ato qe perdoren ne jeten e perditshme. Nderkohe sot ne te gjithe vendin perdoren produkte mjekesore nga keto te fundit dhe jo nga produktet e mjekesise”, eshte shprehur Ardian Celiku, perfaqesues farmaceutik. Ndonese per produktet mjekesore eshte hartuar nje ligj, i cili ne vetvete permban 100 nene, ai ka mbetur i bllokuar, duke sjelle probleme ne shendetin e pacienteve.
Farmacite veterinare tregtojne ilace per njerez
Barnat qe vijne kontrabande shiten ne farmacite veterinare. Pervecse shkelin ligjin duke shitur barna mjekesore, te cilat perdoren per njerezit, shkelin edhe ligjin tjeter qe shesin brana kontrabande. Sipas perfaqesuesit te “Urdhrit te Mjekut”, barnat qe shiten ne keto farmaci veterinare jane pa pulle sigurie, pa cmime, nderkohe qe keto biznese nuk jane te regjistruara per te shitur keto lloj medikamentesh. “Nje kerkese shume e rendesishme eshte te rregullohet ligji i barnave dhe te regjistrohen bizneset, te cilat me pas duhet te kontrollohen. Sepse sot edhe farmacite veterinare po shesin brana per njerezit, te cilat futen kontrabande”, jane shprehur perfaqesuesit farmaceutike. Sot ne vendin tone jane dy institucione te cilat regjistrojne barnat, Ministria e Shendetesise dhe ajo e Bujqesise. Nderkohe qe kjo e fundit nuk merret me kontrollet e farmacive dhe kontrollet e ilaceve ne to. “Ne kete pike kerkohet ndryshim ligji. Sepse nese do te kemi futje te medikamenteve pa leje importi, gjithsecili mund te shese ilace”, jane shprehur grosistet.