E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria “ngjitet” në FIFA/ Pas ndeshjeve në Ligën e Kombeve, fiton një pozicion në renditje

Kombëtarja e Shqipërisë mbylli me fitore ndeshjet e para në Nations League. Në katër sfida, kuqezinjtë siguruan tre suksese dhe një humbje, ndërsa këto rezultate I kanë lejuar asaj të ngjitet edhe në renditjen e përgjithshme të FIFA.

Në përditësimin e fundit të klasifikimit botër, Shqipëria mban vendin e 66-të, një pozicion më mirë se në renditjen e shkuar.

Sa I përket rivalëve në Ligën e Kombeve, vetëm Finlanda është më afër, pasi mban vendin e 75-të, shumë poshtë qëndron Bjellorusia, ndërsa San Marino mbetet në fundin e tabelës me statusin e skuadrës më të dobët në botë.

Ndërkohë, në renditjen e përditësuar të FIFA, Kosova ka vendosur një tjetër rekord.

“Dardanët” kanë fituar dy pozicione pas ndeshjeve të fundit në Nations League, me 1 fitore, 1 humbje dhe dy barazime, duke mbajtur aktualisht vendin e 76-të.

Ky është pozicionimi më i mirë në historinë e kombëtares së Kosovës në klasifikimin botëror.

Nuk ndryshon asgjë mes kryesueseve.

Spanja, kampione e botës në fuqi mban vendin e parë në renditjen e përgjithshme të FIFA, e ndjekur nga Argjentina dhe Franca. Pesëshja e parë e klasifikimit plotësohet me Anglinë dhe Portugalinë, që ka kaluar Brazilin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›