Shqipëria, një presidencë të sukseshme në KiE
Shqipëria sapo përmbylli një kapitull të rëndësishëm të angazhimit të saj në drejtimin e organizatave ndërkombëtare. Ka përfunduar me shumë sukses Presidenca e radhës së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës. Për herë të parë pas 17 vitesh anëtarësim, Shqipëria mori drejtimin e kësaj organizate dhe tashmë që gjashtë muaj përfunduan, ka shumë arsye të ndihemi krenarë, pasi i përmbushëm më së miri objektivat tona. Personalisht jam ndjerë i emocionuar në cilësinë e Presidentit të Komitetit të Ministrave të KiE, pasi kam ndjerë peshën e rëndë të zërit të Shqipërisë, që fliste në emër të 47 vendeve anëtare të kësaj organizate. Kjo ishte jo vetëm një përgjegjësi e madhe, por edhe një vizibilitet i Shqipërisë dhe forcim i imazhit të saj ndërkombëtar. Jam falenderuar nga personalitete të larta të kësaj organizate për frymën, aktivitetet dhe objektivat e presidencës tonë, që përbëjnë një konfirmim të diplomacisë aktive dhe profesionale shqiptare. Mund t’ju përmend këtu disa nga momentet kyçe që na bëjnë të krenohemi për këtë presidencë.
Motoja jonë “ Të bashkuar në diversitet” mori që në fillim mbështetje të madhe, pasi kjo moto rezononte me vlerat, shpirtin e organizatës, por edhe me angazhimet dhe objektivat e vendeve anëtare. Në një botë globale e të ndërvarur, në një Europë ku diversiteti del gjithnjë e më i spikatur, motoja jonë ishte bashkimi i këtij diversiteti kulturor. Dhe kjo u evidentua në rreth 30 aktivitete që patën në thelb këtë moto, aktivitete që u vlerësuan maksimalisht nga shtetet e tjera anëtare dhe lidershipi i kësaj organizate. Kjo ishte një presidencë e sukseshme në sasinë e llojshmërinë e aktiviteteve, në mesazhet gjithpërfshirëse, dhe në promovimin e vlerave themelore të organizatës, që janë demokracia, liria dhe të drejtat e njeriut si dhe shteti ligjor.
Ishte hera e parë që presidenca e radhës në KiE, funksionoi si trojkë, pra në realizimin e objektivave tona kemi ndarë përgjegjësitë me Ukrainën dhe Britaninë e Madhe që ishin pararendësit e presidencës shqiptare. Synimi i trojkës ishte vazhdimi i gjithë proceseve reformuese të nisura nga Ukraina e Britania e Madhe, ku gjithashtu Shqipëria ka dhënë kontributin e vet, dhe ky proces do të ketë vazhdimësi nga presidenca e radhës, Andora.
E veçanta e kësaj presidence, ishte se Ministrit të Jashtëm iu dha mundësia të takohej me personalitete të larta të organizatave europiane e rajonale, gjë që është shfrytëzuar për të rritur aktivitetin dhe zërin e Shqipërisë në Europë, ndaj them me bindje se kjo presidencë është një vlerë e shtuar në rrugën e integrimit tonë në BE. Gjatë vizitës në Qipro pata mundësinë të bisedoja me Ministren e Jashtme të Qipros dr Erato Kozakou-Marcoulis, (vendi i së cilës mban presidencën e radhës në BE). Në këtë takim folëm për bashkëpunimin e shkëlqyer mes KiE dhe BE, ku Shqipëria synon të bëhet vend anëtar.
Padiskutim një sukses i presidencës shqiptare ishte ngritja e zërit për Kosovën. Kosova tashmë ndihet më afër se kurrë me KiE. Jemi të ndërgjegjshëm se anëtarësimi i Kosovës në KiE është një proces, por unë jam i lumtur të them, që hapat e ndërrmarrë të presidencës shqiptare janë gurthemeli i këtij procesi. Dy ishin arritjet e këtij fillimprocesi. Së pari u realizua një takim i parë mes Sekretarit të Përgjithshëm z. Thobjorn Jagland dhe kryeministrit të Kososës Hashim Thaçi, dhe së dyti iu hap rruga projekteve të përbashkëta BE-KiE në Kosovë.
E së fundi, vizita në Tunizi mund të konsiderohet kurorëzimi i klimës së favorshme për një bashkëpunim shumë funksional e efikas mes Presidencës së radhës, Sekretarit të Përgjithshëm, Asamblesë Parlamentare dhe Komisionit të Venecias. Ky bashkëpunim për herë të parë u demonstrua gjatë vizitës së përbashkët të Ministrit të Jashtëm Shqiptar, Kreut të Asamblesë parlamentare të KiE, Jean – Claude Mignon dhe Kryetarit të Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio. Një vizitë e përbashkët e këtij niveli të lartë ishte një risi dhe jo më kot u zgjodh vendi i parë që përjetoi Pranverën Arabe, Tunizia, e cila ka nevojë për ndihmë dhe asistencë në rrugën e saj drejt demokracisë. Personalisht jam i kënaqur që eksperienca shqiptare gjeti mbështetje në Tunizi, pasi Shqipëria tashmë nga konsumatore e sigurisë dhe demokracisë, është kthyer në një vend eksportues e përçues i vlerave demokratike në botë.
Shqipëria gjatë kësaj presidence, tregoi se di të kryesojë organizata të nivelit të lartë dhe jo vetëm kaq, por edhe të përçojë me sukses ato që konsiderohen si asetet me të vlerësuara të shqiptarëve, si toleranca fetare e dialogu ndërkulturor, vlera me të cilat ne duhet të krenohemi.
*Ministër i Jashtëm i Shqipërisë