“Shqipëria nuk do të presë palestinezë”, Rama përgënjeshtron deklaratën e gazetarit izraelit

Mjaftoi statusi i një gazetari dhe analisti politik Izraelit ku shkruhej se 100 mijë palestinezë do të zhvendoseshin në Gaza në Shqipëri që rrjeti social X të përfshihej mbrëmjen e kësaj të hëne nga dhjetëra deklarata të rreme.
Amit Segal, gazetar i Televizionit ultranacionalist Channel12 shkroi në profiling e tij se Administrata e Trump është në bisedime me qeverinë e Tiranës zyrtare për të sjellë 100 mijë palestinezë.
Kjo deklaratë e Gazetarit u përgënjeshtrua menjëherë nga kryeministri Edi Rama, i cili tha se diçka e tillë nuk i është kërkuar kurrë qeverisë shqiptarë nga Washingtoni, ndërsa garantoi se vendi ynë as nuk do te ishte i gatshëm të bënte diçka te tille.
“Nuk kam dëgjuar diçka kaq të rreme për një kohë të gjatë—dhe ka pasur shumë lajme të rreme kohët e fundit! Kjo është plotësisht e pavërtetë. Respekt dhe solidaritet të plotë për popullin e Gazës, i cili është dehumanizuar nga regjimi barbar i Hamasit dhe ka kaluar një luftë ferri pas horrorit mesjetar të 7 tetorit. Por le të jem i qartë: Shqipëria nuk është pyetur nga askush, dhe as mund të mendojmë për të marrë një përgjegjësi të tillë. Shqipëria nuk ndodhet në Lindjen e Mesme dhe nga zemra e Europës, nuk mund të bëjmë më shumë se çdo shtet tjetër europian për këtë çështje”, shkruan Rama.
Pretendimi i rreme i Gazetarit Izraelit erdhi pasi përgjatë fundjavës Presidenti Amerikan Donald Trump deklaroi se do t’i kërkonte Jordanisë dhe Egjiptit qe te merrnin popullatën prej 2.1 milionë banoresh te Rripit të Gazës në mënyrë qe enklava palestineze te pastrohej dhe kjo luftë të merrte fund.
As Jordania dhe as Egjipti nuk pranuan propozimin e Trump, ndërsa presidenti Amerikan nuk ka dhënë me shume detaje mbi deklaratën e tij.