Shqiperia pa statusin kandidat

Ndërsa nuk pati asnjë lajm pozitiv për Shqipërinë, ashtu siç edhe pritej, në konkluzionet e Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian, zgjerimi me vende të reja përkufizohet si politike kyçe e BE-së.
Prioritet i 2013-ës është forcimi i shtetit të së drejtes dhe qeverisja demokratike. Po ashtu, nënvizohet se ne qendër të politikës së zgjerimit është lufta ndaj korrupsionit dhe krimit te organizuar.
Në një lidhje direkte nga Brukseli, e dërguara e “Top-Channel”, Arta Tozaj, shpjegoi se çfarë po ndodh aktualisht.
Ilir Paço, studio qëndrore Tiranë – Përse ka një shtyrje në dhënien e konkluzioneve dhe cilat pritet të jenë këto përfundime?
Arta Tozaj, Bruksel - Zgjatja përtej orës 19:00 lidhet me diskutimet e BE-së përsa i takon konkluzioneve për Kosovën, bisedim që është ndërprerë, për të rinisur pas diskutimit për Maqedoninë. Për Shqipërinë,l diskutimet janë mbyllur që të premten dhe siç është publikuar më parë nga Top-Channel, tre ligjet e mbetura pa miratuar, lufta më efikase ndaj korrupsionit, mirëfunksionimi i institucioneve demokratike dhe shtetit të së drejtës e zgjedhjet e vitit të ardhshëm do të jenë kushtet për 2013-n.
Ilir Paço - Cili është qëndrimi i ministrave ndaj zgjerimit të ardhshëm?
Arta Tozaj – Në fakt, nga Brukseli nuk pritej një lajm i mirë për asnjë vend ballkanik. Zgjerimi pritet të kufizohet si politikë kyçe e BE-së, por paraprakisht mbetet thelbësore që vendet e zgjerimit të afrohen më shumë me BE-në dhe të marrin përsipër detyrimet e anëtarësimit. Shqetësim të veçantë për vendet anëtare përbëjnë problemet që prekin lirinë e shprehjes. Këshilli përsërit se në një numër vendesh të zgjerimit, problemet që prekin lirinë e shprehjes, përfshirë ndërhyrjet politike në media, përbëjnë një shqetësim të veçantë dhe fton Komisionin të vëzhgojë nga afër zhvillimet në këtë fushë. Përforcimi i shtetit të së drejtës dhe qeverisjes demokratike mbetet thelbësor që vendet e zgjerimit të afrohen më shumë me BE-në e që më vonë të marrin përsipër detyrimet e anëtarësimit.