E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria përballë Islandës, 1:1 në “Qemal Stafa”

Ka nisur ndeshja e kombëtares sonë kuq e zi përballë Islandës, ndeshje e vlefshme për eliminatoret e Botërorit 2014. Kuqezinjtë kanë një ëndërr, që është kualifikimi në finalet e një eventi të madh, si Botërori. Nëse Shqiperia i kalon me sukses dy ndeshjet ndaj Islandës por edhe ndaj Sllovenisë në datën 16 tetor, do të thotë se ëndrra mund të bëhet realitet.

Spektatorë speciale të kësaj ndeshje janë sonte edhe kreu i FRD, Bamir Topi sëbashku me ambasadorin amerikan, Aleksandër Arvizu, të cilët më herët kanë pasur një takim në hotel "Sheraton", ku kanë biseduar rreth zhvillimeve të fundit politike. Më pas të dy janë drejtuar drejt stadiumit "Qemal Stafa"dhe për më tepër janë ulur mes tifozëve, jo në tribune.

Trajneri i Kombëtares shqiptare Gianni De Biasi ka konfirmuar më herët që këtë radhë veç atyre që dihen është rithirrur një lojtar i njohur siç është Debatik Curri.Shqipëria pas dy ndeshjeve të para, në eliminatoret e Botërorit "Brazil 2014", ka tre pikë, aq sa Islanda. Sllovenia i ka humbur dy ndeshjet e para dhe pretendon të bëjë kthesën në ndeshjet e radhës, me 16 tetor, kur do të luajë perballë Shqipërisë në stadiumin tonë kombëtar.

Zvicra kryeson Grupin E me gjashtë pikë, pasi ka fituar dy ndeshjet e para ndaj Sllovenisë në Lubjane dhe ndaj Shqipërisë, në Lucerne.Ndërkohë kompanitë e basteve shohin kombëtaren shqiptare si favorite të kësaj sfide. Fitorja e përfaqësueses tonë është kuotuar mesatarisht me 2.1, triumfi i islandezëve në “Qemal Stafa” është kuotuar 3.4, ndërsa barazimi 3.1

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›