E Martë, 3 Nëntor 2026

Shqipëria përfundon presidencën e Këshillit të Sigurimit, Hasani: Peshë e madhe në një kohë kritike

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka bërë të ditur se Shqipëria përfundon sot presidencën e saj të dytë dhe të fundit në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Përmes një publikimi në rrjetin social ‘X’, Hasani shkruan se presidenca shqiptare në Këshillin e Sigurimit ka pasur në fokus të veçantë urgjencën për të mbështetur ligjin ndërkombëtar dhe kartën e OKB-së në mënyrë që përshpejtohet ndihma humanitare në mbarë botën.  

“Shqipëria përfundon sot presidencën e saj të dytë dhe të fundit të KS-së të OKB-së. Me fokus të veçantë në urgjencën për të mbështetur ligjin ndërkombëtar dhe Kartën e OKB-së për të përshpejtuar ndihmën humanitare në mbarë botën. Shqipëria është krenare që ka mbajtur me sukses peshën e drejtimit të KS të OKB-së në periudha kaq kritike”, shkruan Hasani.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›