Shqipëria pjesë e sulmeve në Siri? Ja si u votua në sondazhin e BalkanWeb
TIRANE - Kryeministri në largim Sali Berisha dhe kreu i qeverisë në ardhje Edi Rama nuk vonuan të reagojnë mbi situatën në Siri ku lufta e rebelëve me ushtrinë e qeverisë po shkaktojnë mijëra të vrarë në pak ditë. Si Berisha ashtu dhe Rama u shprehën se i bashkohen NATO-s dhe SHBA-ve mbi cdo sulm që do të ndërmarrin në Siri.
Duke marrë shkas nga këto deklarata, agjencia e lajmeve online BalkanWeb zhvilloi një sondazh me temë, “Siria, Rama dhe Berisha janë deklaruar pro ndërhyrjes ushtarake. Po ju si mendoni, a duhet të marrë pjesë Shqipëria në këto sulme?”
Prej mëse një jave në sondazh votuan rreth 5 mijë persona ku qëndrimi ‘Jo’ luhatej me shumë pak vota.
Rezultati i sondazhit
Votuan Po 49.35%
Jo 50.65%
Totali Votave 4906
Po sot BalkanWeb ka çelur sondazhin e ri me temë “A keni besim se qeveria e re do të arrijë rezultate konkrete gjatë 300 ditëve të para të punës?”.
Sondazhet online të BalkanWeb, nuk kanë vlera statistikore. Por kanë si qëllim që të lejojnë lexuesit e saj të shprehin mendimin e tyre mbi tematika aktuale. Çdo përdorues ka të drejtën e një vote.
(d.b/BalkanWeb)