E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria "do tund" skenën e Eurosong

Adriani dhe Bledari, planifikojnë të shkundin skenën e Eurovizionit më 16 maj, gjatë performancës së këngës së tyre, në natën e dytë gjysmëfinale. Mbani mend se gjithçka që keni përjetuar gjatë koncerteve rrok, ju do ta shihni dhe do ta shihni më mirë se kurrë më parë”. Këto janë komentet në faqen zyrtare të Festivalit Europian për këngën “Identitet”, që këtë vit përfaqëson Shqipërinë në Malmo të Suedisë. Dje, grupi shqiptar ka pasur provën e dytë në skenë. “Eurovision.tv” sjell emocionet e njërit prej këngëtarëve shqiptarë.

“Rock and roll i shkon më së miri Festivalit Evropian të Këngës. Mos harroni se ne kemi pasur Lordin nga Finlanda disa vite më parë dhe ata fituan. Veç tyre, shumë grupe të tjera rroku, shumë të mira, nga Turqia për shembull, kanë marrë pjesë”, është shprehur këngëtari Adrian Lulgjuraj për “Eurovision.tv”.

Do të ketë shumë mjegull, drita të forta portokalli dhe sigurisht fishekzjarrë.
Këngëtarët nuk do të jenë vetëm në skenë. Për të sjellë tingujt rok edhe më të fuqishëm, këngëtarët do të shoqërohen edhe nga një baterist, një perkusionist, një tastierë dhe një kitarë bas.

 “Kënga jonë është për identitetin shqiptar. Një mesazh të cilin ne po përpiqemi ta ndajmë përmes tekstit, i cili flet për shpresën që një ditë edhe vendi ynë t’i bashkohet identitetit europian”, shpjegon Adrian Lulgjuraj.

“Euovizioni është një eksperiencë e mrekullueshme për ne, kemi takuar shumë njerëz interesantë. Do të shohim se ç’do të ndodhë, por edhe nëse nuk do të kualifikohemi në finale, ne kemi projektet tona. Duke qenë që unë jam nga Ulqini, do të ishte mirë të publikoja diçka atje, por kjo është pjesë e planeve të ardhshme”, shton Lulgjuraj. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›