E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria strehon 3 të burgosur të tjerë të Guantanamos

TIRANE-Tre të burgosur të burgut famëkeq të Guantanamos janë sjellë në Shqipëri. Ministria e Punëve të Brendshme konfirmoi sot se dje më datë 23 Shkurt 2010, nga qendra e paraburgimit në Guantanamo u transferuan në Shqipëri tre shtetasit e huaj, Saleh bin Hadi Asasi, me kombësi tuniziane, Sharif Fati Ali al Mishad, me kombësi egjiptiane, dhe Abdul Rauf Omar Mohammad Abu al Qusin, me kombësi libiane.

Të njëjtat bruime bënë të ditur se këto transferime u bënë në bazë të marrëveshjes individuale midis qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe qeverisë shqiptare. “Dy qeveritë koordinuan midis tyre mbi modalitetet e transferimit dhe angazhohen të vazhdojnë konsultimet në lidhje me trajtimin e këtyre personave”, thuhet në deklaratën për shtyp nga Minsitria e Brendshme.

Ky transferim vjen pas angazhimit që ka shprehur qeveria shqiptare për të mbështetur inisiativën e administratës së Presidentit Obama për mbylljen e qendrës së Guantanamos dhe transferimin e të paraburgosurve në vende mike dhe të sigurta.
Me pranimin e këtyre tre individëve, numri total i të transferuarve nga Guantanamo në Shqipëri shkon në 11(njëmbëdhjetë).

Ka qënë Presidenti i zgjedhur i SHBA-së Barak Obama që premtoi mbylljen e burgut të Guantanamos gati 20 ditë pas marrjes së detyrës.
Shqipëria ishtë ndër të parat vende që pranoi menjëherë kërkesën e SHBA-ve në Janar të vitit 2009 për transferimin e të burgosurve nga Gunatanamo. Në atë kohë disa vende të Bashkimit Europian i kanë shprehur reverva për marrjen e këtyre të burgosurve.

Por kjo nuk është hera e parë Shqipëria strehon të burgosur të Guantanamos. Pak vjet më parë Shqipëria strehoi pesë burra myslimane nga minoranca etnike “ujgur”, në Kinën Perëndimore, që u liruan nga Guantanamo, pasi u arrit ne përfundimin se ata nuk përbenin asnjë kërcënim për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Burgu i Guantanamos njihet për tortura çnjerëzore sidomos gjatë marrjes në pyetje. Guantanamo është i vendosur në Kubë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›