Shqiperia, tris miqesoresh

Takimi do te zhvillohet ne vendin tone, sepse perveç vezhgimit te futbollisteve, ajo do te sherbeje si pergatitje per sfiden e parafundit ne Grupin 1 eliminator te Boterorit 2010, me 9 shtator ne stadiumin “Qemal Stafa” me Danimarken.
“Sipas procedures se zakonshme, u kemi derguar ftesa shume federatave homologe, per te fiksuar nje ndeshje miqesore ne daten e lire te FIFA-s ne muajin gusht”, pohoi sekretari i pergjithshem i FSHF-se, Arben Bici. “Qipro u shpreh e gatshme t’i pergjigjej fteses, madje sipas kerkesave tona, qe takimi te luhej ne shtepi”.
Shqiperia ka luajtur tri here me perfaqesuesen nga ishulli i Aferdites (te gjitha ndeshje miqesore dhe rastesisht te zhvilluara ne muajin gusht), duke mos regjistruar asnje fitore. Qipriotet kane fituar sfiden e pare, te zhvilluar me 19 gusht 1998 ne Nikosia, me rezultatin 3-2.
Perballja e dyte u luajt ekzaktesisht dy vjet me pas ne Tirane, ku skuadrat u ndane ne barazim 0-0. Takimi i trete dhe i fundit eshte ai i gushtit 2004, ku kuqezinjte u dorezuan serish ne kryeqytetin e skuadres, qe aktualisht renditet e 74-ta ne rang-listen e FIFA-s, me shifrat 2-1. Futbolli qipriot nuk eshte i panjohur per vendin tone, sepse ne kampionatin vendas (Divizioni i Pare), militojne mjaft lojtare shqiptare: Arjan Beqaj (Anorthosis), Klodian Duro (Omonia), Altin Haxhi (Apoel) e Blerim Rustemi (Alki), nderkohe qe ne te kaluaren, aty kane luajtur edhe Admir Teli e Isli Hidi.
Pergatitjet
Qipro, e drejtuar nga trajneri grek Angelos Anastasiadis, eshte kundershtari i trete me te cilin kuqezinjte do te zhvillojne ndeshje miqesore ne gjysmen e dyte te ketij viti. Vetem pak kohe me pare, FSHF-ja ka zyrtarizuar edhe perballjet me Gjeorgjine (me 10 qershor) dhe Skocine (ne fillim te tetorit).
Strategjia e perdorur nga institucioni qe drejton sportin me popullor ne vend tregon qarte pergatitjen e terrenit per trajnerin e ri te Kombetares. Pas largimit te holandezit Ari Han nga Shqiperia, detyra kryesore e drejtuesit te ri te stolit, qe pritet te emerohet ne harkun e pak diteve, eshte te formoje grupin per eliminatoret e Euro 2012.
Pavaresisht emrit, plani eshte qe tekniku i ri te kete ne dispozicion minimalisht tete ndeshje per te krijuar nje ide te qarte per kontingjentin. Deri me tani gjashte takime jane te sigurta, se bashku me tri eliminatoret e mbetura ne Boterorin 2010: nderkohe qe ne muajin nentor (periudha e “play-off” ne grupe), mund te luhen edhe dy miqesore te tjera.
Datat e lira jane te shumta edhe ne vitin 2010, kur FIFA ka parashikuar data miqesoresh per te gjitha skuadrat pjesemarrese ne fazen finale te evenimentit qe zhvillohet ne Afriken e Jugut.