E Enjte, 5 Nëntor 2026

Shqipëria zyrtarisht pa trajner; Edy Rejës i përfundon kontrata

Kombëtarja shqiptare është zyrtarisht pa trajner.

Tekniku Edi Reja ka përfunduar kontratën e tij ndërkohë që federata shqipëtare e futbollit është në kërkim të një drejtuesi tjetër për  pankinën kuqezi.

77 vjecari e mbylli aventurën e tij me zhgënjim në kompeticionin e Ligës së Kombeve ku kombëtarja u rendit e fundit.

Ndërkohë emrat që priten të zëvendësojn렠 Edi Rejan vinë sërish nga italia.

Në mediat italiane janë përfolur kohët e fundit  Luigi De Biagos i cili ka qënë drejtues i  ekipit të Spal,  ish –traneri i Milanit Marco Giampaolo si dhe ish -mesfushori i Interit Esteban Cambiasso. Teksa nga trajnerët shqipëtar emri më  i lakuar ka qënë Besnik Hasi.

Ndërkohë që gjasat që Edi reja të marrë një oferte nga Presidenti Duka për kontratë të re duken minimaliste.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›