Shqiptaret bejne gati valixhet

Shitjet me te medha kane qene per biletat e autobuseve . Sipas agjensive duke qene se pjesa me e madhe e njerezve do te udhetojne ne grup kryesisht pjesetar te te njejtes familje udhetimi me autobus eshte me i leverdisshem.
Nje bilete vajtje-ardhje per nje person per ne shtetin helen kushton rreth 50 euro nese do te zgjidhej te udhetohej me avion cmimi i nje bilete vajtje-ardhje cmimi shkon rreth 200 euro.
Agjensite thone se po vihet re dhe nje tjeter fenomen ai qe kreun e listes se udhetareve per festat e fundvitit po e kryesojne personat me nje moshe mesatare 50 vjec apo edhe me te moshuar.
Persa i perket transportit ajror sipas kompanive te shitjes se biletave prenotimet jane per data me te vona. Kryesisht prenotimet fillojne nga data 25 dhjetor. Kompanite e udhetimit ishin te pergatitura per kete shtim te numrit te udhetareve.
Sinjalet e para u dhane qe nje dite pas marrjes se vendimit per liberalizimin e vizave per Shqiperine kur kompanite moren edhe nje paralajmerim nga qeveria se do te penalizohen nese do te ndikojne ne organizimin e udhetimeve qe mund te shkaktojne eksod.