E Diel, 1 Nëntor 2026

“Shqiptarët i tremben më pak vdekjes”, Klosi zbulon çfarë i pohonin partnerët e agjencive të huaja

Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi, ka ndarë disa vlerësime mbi profilin e shqiptarëve në krimin ndërkombëtar, duke zbuluar edhe perceptimet e partnerëve të agjencive të huaja.

I ftuar në studion e QUO VADIS në Vizion Plus nën moderimin e Pranvera Borakajt, ai u shpreh se shqiptarët konsiderohen si ndër më të rëndësishmit në trafikun e drogës në disa vende të botës.

Klosi theksoi se sipas agjencive të huaja, ata shquhen për guximin dhe faktin se “i tremben më pak vdekjes”.

“Shqiptarët përmenden në trafiqet e drogës si shumë të rëndësishëm. Që nga Amerika Latine e në Spanjë, Itali dhe Holandë. Ne e dinim që në kohën tonë që shqiptarët ishin të spikatur, sepse ishin të guximshëm. Na e kanë thënë partnerët e shërbimeve që shqiptarët i tremben më pak vdekjes. Shqiptarët nuk e kanë shijuar jetën tamam, kanë qenë njerëz të varfër. Ata njerëz që janë pjesë e krimit, e kanë ndryshuar shumë jetën. Këtu mbështetej guximi i tyre. Shqiptarët çdo problem e zgjidhin me armë”, u shpreh Klosi.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›