E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptaret jane sensibilizuar per vizat

22/09/2010Deklarata e ministrit te Brendshem Lulzim Basha ne takimin me deputetet gjermane

Ministri thekson se shqiptaret i dine avantazhet dhe detyrimet

TIRANE- Ministri i Brendshem z. Lulzim Basha gjate nje takimi me delegacionin e Parlamentit gjerman i siguroi miqte se qeveria qe ai perfaqeson i ka bere te gjitha perpjekjet per te sensibilizuar shqiptaret rreth perparesive dhe detyrimeve pas heqjes se vizave. Zedhenesi i dikasterit blu Fatmir Konja tha se ne takim ishin te pranishem deputetet Roderich Kiesewetter Florian Hahn dhe Michael Brand te shoqeruar nga ambasadorja e Gjermanise ne Tirane znj. Carola Muller-Holtkemper. Biseda u perqendrua ne bashkepunimin mes Shqiperise dhe Gjermanise ne fushen e luftes kunder krimit te organizuar e trafiqeve te paligjshme per forcimin e kapaciteteve te administrates publike dhe ne procesin e decentralizimit te pushtetit vendor. Duke falenderuar per ndihmen e madhe te dhene nga qeveria dhe populli gjerman pergjate gjithe rruges se ndjekur nga Shqiperia per integrimin ne strukturat euro-atlantike ministri Basha informoi delegacionin parlamentar gjerman per reformat dhe arritjet me te rendesishme te vendit per forcimin e shtetit ligjor dhe implementimin e standardeve evropiane ne te gjitha fushat. Ministri Basha theksoi se pikerisht fale ketyre reformave e arritjeve konkrete Shqiperia sot eshte anetare e NATO-s pret statusin e vendit kandidat dhe do te perfitoje se shpejti liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian. Basha garantoi deputetet gjermane se qeveria shqiptare ka ndermarre te gjitha masat e nevojshme perfshire edhe nje fushate te gjere informimi mbi perfitimet dhe detyrimet e levizjes se lire ne hapesiren Schengen. Sakaq pardje pas nje takimi me ministrin e Brendshem Lulzim Basha ne Bruksel Komisionerja per Ceshtjet e Brendshme dhe Drejtesine e Bashkimit Evropian Cecilia Malmstrom deklaroi se Shqiperia ka kryer detyrat e saj dhe ka permbushur kushtet per liberalizimin e vizave. Komisioni Evropian ka shpallur raportin e tij per vleresimin teknik te procesit ku thuhet se Shqiperia i ploteson kushtet e udherrefyesit- deklaroi Komisionerja Malmstrom.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›