Shqiptarët kopjojnë në biznes, por çelësi suksesit është identiteti

Teksa “Shoqata e Bareve dhe Restoranteve” ankohen për një konsum të tkurrur, segment i bizneseve agroturistike na tregon një panoramë tjetër.
Alfred Marku sipërmarrës në këtë fushë dhe me një përvojë shumë vjeçare tregon se bizneset në fushën agroturistike janë maksimumin e frekuentimit.
Gjatë një interviste për emisionin E-ZONE, Marku evidentoi se në morinë e restoranteve, që operojnë në vend, identiteti dhe veçanti janë çelësi i suksesi.
“Shumë individë marrin vendim për të hapur biznes vetëm se shohin se komshiu ngjitur ka patur sukses. Nuk duhet të jetë ky vendimi që e çon drejt nisjes së një biznesi. Nëse ti krijon një identitet, një veçanti, atëherë klientët të ndjekin nga pas dhe puna ka sukses. Sot shumica në sektorin e shërbimeve nuk bëjnë diferencë dhe kanë të njëjtën ofertë”, tha Marku.
Duke qenë se tipologjia e bizneseve agroturistike ka në thelb një kuzhinë tradicionale, turistët e huaj janë frekuentues të rregullte. Por a shpenzojnë të huajt për ushqimin?
“Të huajt mbeten shumë të kalkuluar. Një produkt i veçantë sa do të ta ketë çmimin ai do të kërkohet nga klientela. Por në çdo rast klienti shqiptarë është një klient i mirë që dëshiron të shijojë dhe të konsumojë. Çmimet në vendin tonë konsiderohen të lira. Jashtë Tiranës, duke përjashtuar zonat turistike, çmimi mesatar për person arrin në 1700 lekë”, tha Marku.
Vitet e fundit ka një tendencë në rritje të investimeve në fushën agroturstike. Ky segment biznesesh ka një rëndësi të veçantë pasi bën bashkë dy sektorë të ekonomisë, që janë bujqësia dhe turizmi.
/vizionplus.tv