Shqiptarët në Malin e Zi, zgjedhja e presidentit Milatoviç dhe të drejtat e pakicave

Zgjedhja e presidentit të ri të Malit të Zi Jakov Milatovic sipas vlerësimeve të analistëve dhe aktorëve politike do të përcaktojë drejtimin mëtejshëm politik në të cilin do të ecë Mali i Zi.
Mbrojtja e të drejtave dhe lirive të pakicave në të gjitha komunat që përbëhen nga shqiptarë, sipas opinionit qytetar janë një perspektivë vendimtare e integrimit drejt Bashkimit Europian.
Edhe politika shqiptare në Mal të Zi është e ndarë në qëndrime. Deputeti i Listës Shqiptare njëherazi kreu i Forcës së Re Demokratike në Mal të Zi, Genc Nimanbegu thotë se forca e tij politike nuk i ka dhënë mbështetje asnjërës prej kandidaturave për kryetar të shtetit dhe kjo, sipas tij, ka të bëjë me politikat e tyre të deritanishme, krahas kërkesave tona politike shumëvjeçare.
Pas zgjedhjeve presidenciale vëmendja në Mal të Zi është e përqendruar në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, të cilat pritet t’i japin fund edhe krizës politike që ka përfshirë Malin e Zi që pas mocionit të mosbesimit nga ana e parlamentit për rrëzimin e qeverisë të drejtuar nga Dritan Abazoviç që funksionon në mandat teknik deri në zgjedhjen e qeverisë së re.
/rtsh/