Shqiptarët “ngecin” në kufi, kthehen emigrantët, radhë të gjata në Kapshticë dhe Kakavijë

Mbërritja në Atdhe për emigrantët shqiptarë edhe në këtë fundvit është shoqëruar me orë të gjata pritjeje.
Fluksi i hyrjeve nga Greqia në drejtim të vendit tonë vijon të jetë i lartë, ndërsa pala greke vazhdon të punojë me personel të reduktuar në prag të Krishtlindjes.
Kjo ka bërë që radhët e automjeteve që presin në anën tjetër të kufirit të jenë kilometrike.
Gjatë 24 orëve të fundit nga pika e kalimit kufitar të Kapshticës kanë hyrë të paktën tetë mijë shtetas dhe kanë dalë rreth tre mijë të tjerë.
Fluksi ka qenë i lartë edhe në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, e po ashtu edhe ne Qafë-Thanës, e cila lidh Maqedoninë e Veriut me Shqipërinë./vizionplus.tv