E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Shqiptarët plot shpirt festash, nuk kursehen për shpenzimet e dekorit për Vitin e Ri

Të përfshirë në atmosferën e festave, të shumtë janë qytetarët që nuk kursehen me shpenzimet e dekorit në shtëpitë e tyre.

“Kam harxhuar 500-600 ndër vite. Këtë vit do shikoj të shtoj edhe gjëra të tjera”

“Kemi nisur t’i bëjmë, po kemi harxhuar”

Sipas traditës, pema e Krishtlindjes vendoset në datën 6 dhjetor, por vitet e fundit ky rit ka ndryshuar dhe vendoset më herët.

“E kemi vendosur më përpara, për atmosferë më të bukur, gëzojnë edhe fëmijët”

Trend i këtij viti janë pemët me shumë drita dhe kristalet. Por ndonëse preferencat janë të ndryshme, qytetarët vijojnë të jenë besnikë të ngjyrave klasike.

“Unë gjithmonë zgjedh ngjyrën e Krishtit, të kuqen e gjakut. Jam besimtare ortodokse”

Nga një vëzhgim në treg, bredhat artificialë me gjatësi të ndryshme variojnë nga 3 mijë deri në 29 mijë lekë.

/S.T

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›