Shqiptarët shpenzuan në tremujor, 206 milionë euro për udhëtime jashtë

Pavarësisht nga kriza ekonomike, u shpenzuan shuma të konsiderueshme për udhëtimet jashtë. Rritje me 14 për qind krahasuar me me tremujorin e parë të vitit 2012. Shqiptarët shpenzuan rreth 206 milionë euro për udhëtime jashtë vendit gjatë tremujorit të parë të këtij viti. Në raportin e Bankës së Shqipërisë mësohet se, shpenzimet për udhëtime jashtë ishin më të ulëta krahasuar me tremujorin e fundit të vitit 2012, por në rritje me afro 14% krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar, transmeton Shekulli online.
Pavarësisht nga kriza ekonomike, shqiptarët duket të shpenzojnë shuma të konsiderueshme për udhëtime jashtë vendit. Nga viti 2011, bilanci tremujor neto i të ardhurave valutore nga udhëtimet rezultoi negativ. Kjo do të thotë që shqiptarët kanë shpenzuar në udhëtime jashtë vendit më shumë para se të huajt kanë sjellë në udhëtimet e tyre në Shqipëri./Indeksonline/