E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptaret u varferuan 1.1 per qind ne shkurt

Ajo qe ndodhi gjate muajve janar e shkurt ishte “nje rritje e paralajmeruar” e kostos se jeteses se shqiptareve, por askush nuk e kishte menduar se sa shume.

Instituti i Statistikave deklaroi dje se Indeksi i mimeve te Konsumit u rrit me 1.1 per qind ne shkurt, duke shenuar nje nga ndryshimet me dramatike ne shume kohe.

Ne krahasim me nje vit me pare, mallrat e konsumit kushtojne 4.4 per qind me shume. IK-ja ka pesuar rritje te panderprere qe nga shtatori i kaluar.

Te gjitha grupet kryesore te mallrave te konsumit pesuan rritje te mimeve, por ushqimet qene me te goditurat, pasi u shtrenjtuan brenda nje muaji me 2.4 per qind.

Zarzavatet, te cilat kane qene mallrat me te inflacionuara gjate muajve te fundit, u shtrenjtuan me 13 per qind gjate shkurtit, nderkohe qe ne krahasim me nje vit me pare, u kushtojne shqiptareve plot 44 per qind me shume.

Qe nga muaji janar, inflacioni eshte me i larte se objektivi i siperm i Bankes se Shqiperise prej 4 per qind.

Shkaqet

Rritja e mimeve gjate muajve te fundit lidhet me kater faktore kryesore: zhvleresimi i lekut kundrejt euros, perdorimi i referencave doganore artificialisht te larta per ushqimet e importuara, rritja e taksave te akcizes per mallrat kryesore si nafta, cigaret, kafeja e alkoolet dhe rritja e mimit te energjise elektrike.

Leku ka humbur 12 per qind te vleres ne krahasim me nje vit me pare dhe Banka e Shqiperise thote se ky zhvleresim pasqyrohet te mimet e mallrave brenda 9 muajve ne masen 100 per qind.

Ne te njejten kohe, tregtaret e ushqimeve te importuara raportojne se administrata doganore po mban mime reference shume pertej mimeve reale. Duke folur ne lidhje me referencat doganore, Kryeministri Sali Berisha deklaroi pak muaj me pare: “E bejme qe te mbrojme prodhimin vendas”.

Rritja e mimit te energjise elektrike me 13.1 per qind kete vit, pritet te sjelle nje vale te re rritjesh mimesh, pasi energjia eshte lende e pare ne faredolloj malli tjeter.

mimet e karburanteve dhe te cigareve jane rritur gjate muajve te fundit si pasoje e rritjes se taksave dhe zhvleresimit te lekut. Ne rastin e karburanteve, rritja e mimeve ka ardhur edhe si pasoje e shtrenjtimit ne tregun nderkombetar.

Pasojat

Shtresat e varfra te shqiptareve pritet te vuajne me shume se pjesa tjeter e popullates nga rritja e mimeve, per shkak se te varfrit shpenzojne pjesen derrmuese te parave te veta ne konsum ushqimor apo fatura dritash. Koniunktura e pergjithshme paralajmeron se inflacioni mund te vijoje te rritet se paku deri nga muaji maj.

Zhvleresimi i lekut nuk eshte pasqyruar ende teresisht te mimet me pakice, nderkohe qe mimet e mallrave ne tregjet nderkombetare kane pasur tendence rritese gjate koheve te fundit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›