Shqiptari 32-vjecar si fillim perqafohet me pas mer 5 plumba ne koke
Mbremjen e se shtunes ne nje lokal nate ne Vigevano mesohet se nje 32-vjecar shqiptar me disa precedente penale per vjedhje ne te kaluaren eshte ekzekutuar me 5 plumba. Ngjarja ka ndodhur para rreth 150 personave ne pub Ticino kur 3 burra iu afruan tavolines shqiptarit Edmond Shtjefni. Nga deshmite e mbledhura njeri prej tyre e perqafoi dhe dukej se cdo gje do te mbaronte miqesisht por me pas nje tjeter i vuri pistoleten ne koke duke e qelluar. Sipas policise italiane behet fjale per nje ekzekutim te vertete. Mesohet se Edmond Shtjefni qe sapo kishte mbushur 32-vjec me 10 Dhjetor te vitit 2011 vdiq ne vend. Ai jetonte ne Abbiategrasso te Milanos di Milano ne lagjen lsquoCastello. Gjate momentit kur Shtjefni binte ne toke rreth 150 persona qe ndodheshin ne pub te kapur nga paniku i te shtenave tentuan te dalin me shpejtesi nga lokali. Se bashku me ata u bashkuan dhe vrasesit e bashkepunetoret qe dolen jashte me arme ne dore. Sipas karabiniereve qe kane marre ne dore hetimet per vrasjen e shqiptarit mesohet se i riu kishte pak kohe qe bente pjese ne biznesin e prostitucionit. Policia dyshon se i riu mund te kete bere ndonje lsquogabim dhe se kane qene po bashkeatdhetaret e tij qe mund ta kene vrare. Nga ekspertiza mjeko-ligjore u vertetua se i riu mori ne koke 5 plumba pistolete te kalibrit 7.65. Nderkohe hetuesit besojne se ky episod mund te kete qene dhe nje larje hesapesh mes bandave shqiptare per te derguar nje mesazh tek ata qe tentojne te marrin me force zonat ku shfrytezohet prostitucioni. Madje karabinieret po hetojne pikerisht ne kete piste.