E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptari ekzekuton familjen në Gjermani

Bavari, 5 prill, NOA Një shqiptar nga Kosova me banim në landin e Bavarisë në Gjermani ka masakruar bashkëshorten dhe djalin e tij. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme dhe policia gjermane ka dhënë vetëm emrin e autorit dhe moshën.

Bëhet fjalë për Ajet K., 40 vjeç, i cili ka gjuajtur fillimisht gruan e tij, Dinore K., me pistoletë dhe më pas ka vrarë djalin e quajtur Aulon.

Sipas policisë ka qenë bashkëshortja e plagosur e cila ka njoftuar ndihmën e shpejt, por më pas ajo është qëlluar sërish nga burri i saj.

m.xh/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›